Podgoricë, shqyrtohet mundësitë se si të fitohen fondet për projekte (FOTO)

Në konferencën ministrore të titulluar “Trashëgimia për të ardhmen” që u mbajt në Podgoricë, është shqyrtuar Dokumenti Kornizë në bazë të së cilit Republika e Kinës dhe vendet e rajonit do të zhvillojnë bashkëpunimin dhe do të sigurojnë fonde për zbatimin e projekteve prioritare, njofton Portalb.mk.

Në konferencë, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska ka informuar për përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në drejtim të  harmonizimit  me standardet mjedisore të BE dhe gatishmërinë për përfshirjen e Maqedonisë në këtë iniciativë.

Në takim u diskutuan fushat e mundshme për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Malit të Zi me qëllim që në mënyrë më efikase të shfrytëzohen fondet që do të jenë në dispozicion përmes bashkëpunimit rajonal me Republikën e Kinës.

Në konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të lartë të ministrive përgjegjëse për çështjet e mjedisit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button