Aguero rinovon kontratën, mbetet tek City

Sergio Aguero do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City. Sulmuesi argjentinas që është shënuesi më i mirë në historinë e Citizens, rinovoi kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2021, kontratë që shoqërohet edhe me një pagë prej 220 mijë Paund në javë.

“Ideja ime ishte që të qëndroja te Manchester City 10 vjet”, -tha Aguero, “jam këtu prej 7 vitesh dhe kur të mbarojë kontrata do të kem plotësuar dekadën time këtu. Jam shumë i lumtur se të gjithë më kanë trajtuar shumë mirë që nga dita e parë”

Aguero që u bashkua me Manchester City në vitin 2011 kur la Atletico Madrid e pati pak të vështirë punën me Guardiolën dhe gjatë vitit të parë të katalanasit në stol ai mendoi largimin nga Citizens, transmeton TCH.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe Aguero jo vetëm që nuk u largua, por e zgjati kohën e qëndrimit të tij në Etihad Stadium. Në fundjavë, Manchester City do të luajë me Cardiffin në Premier League dhe për Agueron kjo do të jetë ndeshja e tij e 300 me Citizens.

Sergio Aguero deri tani ka shënuat 204 gola me fanellën e Manchester City në të gjitha aktivitetet me një mesatare 1 gola çdo 108 minuta. Sezoni i tij më i mirë ishte ai 2016/2017 kur arriti të shënojë 33 gola. Goli i tij më i famshëm është ai shënuar ndaj QPR në çastet e fundit të ndeshjes në sezonin 2011/2012 që i dha mundësinë Manchester City t’u rrëmbejë titullin rivalëve të Manchester United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button