5 truke bukurie nga vajzat e famshme për flokët, lëkurën dhe rrudhat

Kur ne i shikojmë personazhet e njohura në tapetin e kuq ose në kopertinat e revistave, “mërzitemi” pasi flokët dhe lëkura e tyre është aq perfekte. Të gjithë mendojnë se ato shpenzojnë shumë para në sallone kozmetike, por në të vërtetë vajzat e famshme përveç shpenzimeve të tilla, ato kanë disa truke bukurie që i realizojnë në shtëpi, transmeton Class. Këto rituale të tyre mund t’i bëjë çdo vajzë e thjesht, pasi nuk kanë shumë shpenzime. Bright Side ju tregon 5 rituale bukurie që bëjnë vajzat e famshme që duken aq perfekte:

Maska e flokëve të Miranda Kerr

Çfarë ju duhet:

2 lugë vaj kokosi

1 lugë uthull molle

Pasi t’i përzieni përbërësit së bashku, vendosini në flokët tuaja pas shampos dhe para zbutësit. Lereni maskën për 3-5 minuta. Vaji i kokosit do të hidratojë flokët ndërsa uthulla do t’i bëjë ato të shkëlqejnë.

Duart e buta të Julia Roberts

Çfarë ju duhet:

Vaj ulliri

Mosha e Julia Roberts nuk mund të zbulohet nga pamja e saj, sepse ajo ka ditur se si ta “fshehë”këtë gjë. Aktorja e famshme e ka një sekret që lëkura e saj duket gjithmonë më e re. Julia Roberts përdor vajin e ullirit për duart e saj dhe nëse e vini re edhe pse është 50-vjeçe, nga duart nuk duket.

Trajtimi për akne nga Kendall Jenner

Çfarë ju duhet

1/2 lugë lëng limoni

1/2 lugë sode buke

1 lugë mjaltë.

Përzini përbërësit dhe aplikojeni produktin në akne gjatë natës. Është një trajtim i thjeshtë, por efektiv.

Maska anti-rrudë e Victoria Beckham

Çfarë ju duhet:

1 avokado

1 kajsi

Përzieni avokadon dhe kajsin e freskën së bashku. Vendoseni këtë maskë në fytyrë për 10-15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur. Avokadoja dhe kajsia përmbajnë antioksidantë, prandaj maska ka efekte pastrimi dhe e bën fytyrën të shkëlqejë.

Maska e flokëve të Adriana Limës

Çfarë ju duhet:

1 avokado

Pak zbutës flokësh

Përzieni avokadon dhe zbutësin së bashku dhe vendoseni për 30-45 minuta në flokë. Adriana e bën këtë maskë një herë në javë për të mbajtur flokët e saj të butë dhe me shkëlqim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button