fbpx

Igor Durllovski e ka orientuar turmën në Kuvend gjatë sulmit, tha kryetari i Komunës së Shuto Orizares

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, i cili ishte i pranishëm në Kuvend  gjatë kohës së sulmit vitin e kaluar, në dëshminë e tij tha se para sallës për konferencë për media e ka parë të akuzuarit Igor Durllovskin se si e ka drejtuar turmën, transmeton Portalb.mk.

“Unë kam qenë te galeria. Kur turma me dhunë ka hyrë në sallën e konferencave dhe lartë te ne, unë arrita të ik. Duke zbritur nga shkallët, e kam parë Igor Durllovskin, nuk jam i sigurt, por mendoj se deri sa ka qëndruar, i ka orientuar njerëzit kah të shkojnë. Nuk jam i sigurt, por mendoj se ka dërguar njerëz edhe drejt meje duke u thënë ‘edhe ky është me ta’. Unë arrita të ik. Më pas sigurimi i Kuvendit më dërgoi në një zyre” tha Dudush në dëshminë e tij së seancën e stome për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Në dëshminë e tij ai tha se ka menduar që askush nuk do të dalë i gjallë nga Kuvendi.

LEXO EDHE:

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close