fbpx

Ivana Petrovska, ALDA: Me llogari të bllokuara, komunat e Maqedonisë rëndë të arrijnë deri te fondet evropiane

Maqedonia, para ca kohësh ka kthyer rreth 70 milionë euro të cilat kanë qenë të destinuara për Qendër të re Klinike në Qendër, ndërkaq në vitet e kaluara pushteti lokal dhe qendror kanë treguar kapacitet jo të plotë për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane. Duke e pasur parasysh atë se varësisht nga rezultati i referendumit të 30 shtatorit, vendi jonë këtë vitin e ardhshëm do të mund t’i fillojë bisedimet me BE-në hapet çështja se sa kanë kapacitet institucionet në Maqedoni për përgatitjen e projekteve të cilat do të financoheshin nga fondet evropiane, cilat janë dobësitë e organeve shtetërore dhe si të tejkalohen problemet të cilat janë pengesë për përdorimin sa më të madh të parave evropiane, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Përgjigje të këtyre pyetjeve janë kërkuar nga Ivana Petrovska, drejtoreshë e Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale (ALDA).

Para ca kohësh, organizata juaj ka bërë hulumtim “Shfrytëzimi i fondeve të BE-së nga ana e komunave në Maqedoni”. Çfarë kapacitetesh kanë komunat për aplikimin dhe shfrytëzim të këtyre mjeteve?

“Interesi te komunat në Maqedoni për fondet evropiane është i madh. Hulumtimi tregon se madje 96% nga komunat kanë aplikuar për mjete evropiane, ndërkaq 80% prej tyre kanë zbatuar projekte të financuara nga BE. Ato janë mjaft numra të lartë dhe dëshmojnë në gatishmërinë e komunave që të arrin pjesë në projektet evropiane. Kuptohet, gatishmëria e tyre varet para se gjithash nga madhësia e komunës dhe kapacitete e tyre administrative. Komunat më të mëdha kanë kuadro të trajnuar, disa disponojnë me sektorë për projekte të BE-së dhe me atë kanë shumë mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të BE-së. Megjithatë, pjesëmarrja në projektet evropiane gjithashtu varet edhe nga vullneti politik dhe vizioni për zhvillim të komunës. Ekzistojnë shembuj të komunave të vogla dhe rurale, për shembull Komuna e Novacit, të cilat kanë numër të vogël të të punësuarve, megjithatë zbatojnë numër të madh të projekteve evropiane falë bashkëpunimit me sektorin civil, institucionet publike ose shtëpitë konsulentë. Më rëndësi është që komuna të investojë në zhvillimin e resurseve njerëzore dhe të zbatojë projekte evropiane, jo vetëm në radhët e tyre të administratës, por edhe të vetë komunitetit.

Komunat e Maqedonisë, sa mjete evropiane kanë shfrytëzuar deri më tani dhe nga cilat fonde/programe?

Nëse duam më thjeshtë fondet evropiane, mund t’i ndajmë në dy kategori: fonde të parapranimit, gjegjësisht të njohura si “IPA” dhe Programe të Unionit.  Një pjesë e mjeteve të cilat ndahen në kuadër të IPA-ve janë të programuara për shfrytëzim për Maqedoninë, ndërkaq “aktorët” e Maqedonisë duhet që të tregojnë kapacitete për shfrytëzimin e tyre. Megjithatë, “konkurrenca” për shfrytëzimin e mjeteve është lokale, në Maqedoni. Për dalin nga IP, për Programet e Unionit, më së shpeshti aplikohet drejtpërdrejt në Bruksel dhe atëherë komunat e Maqedonisë duhet që të “garojnë” me autoritete tjera nga e tërë Evropa. Programe të tilla janë për shembull “Evropa për Qytetarët”, “Horizont 2020”, “Kosme”, “Erazmus Plus” etj. Komunat në Maqedoni më së shpejti aplikojnë dhe zbatojnë projekte në korniza të IPA – bashkëpunim tejkufitar. Në periudhën prej 2007-2013-të, Republikës së Maqedonisë i janë ndarë 31 milionë euro për programet për bashkëpunim tejkufitar me Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Prej tyre, partnerët e Maqedonisë i kanë shfrytëzuar 25 milionë euro. Numri më i madh i partnerëve janë komuna, më pas organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet publike. Gjithashtu, njëri ndër grantet më të rëndësishme të ndara për komunat ishte granti IPA për infrastrukturë rurale. Në projekt kanë arrë pjesë 78 komuna, të cilave u janë ndarë mbi 20 milionë euro nëpërmjet Bankës Botërore.

Nga ana tjetër, interesi për programet e Unionit nga komunat është më i vogël dhe shfrytëzimi i këtyre programe mund të jetë shumë më i madh. Program më përkatës për komunat është “Evropa për Qytetarët”. Në periudhën 2011-2013, 16 komuna nga Maqedonia janë shfrytëzues të projekteve. Në periudhën programore 2014-2020 Komuna Qendër është komuna e parë nga Maqedonia e cila është paraqitur si bartës i projektit nga ky program në bashkëpunim me ALDA. Këtu është e rëndësishme që komunat të zhvillojnë partneritete me autoritetet lokale të Evropës, pasi që projektet e miratuara patjetër duhet të jenë shkallë evropiane.

Duke e pasur parasysh që një numër i madh i komunave punojnë me llogari të bllokuara, a paraqet ajo pengesë për shfrytëzimin e fondeve të BE-së?

Kapaciteti financiar i komunës është njëra nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen komunat e Maqedonisë. Një pjesë e madhe e tyre i kanë llogaritë e bllokuara, gjë që është problem serioz për aplikimin dhe zbatimin e projekteve. Gjithashtu, sfidë e madhe është edhe kofinancimi (pjesëmarrje financiare) dhe pagesa e parakohshme. Për disa programe komunat duhet të kofinancojnë një pjesë e mjeteve, ndërkaq ata nuk kanë mundësi ose nuk parashohin mjete në buxhet. Problem është gjithashtu, edhe në programet ku kofinancimi sigurohet nga buxheti qendror, për shembull nëpërmjet bashkëpunimit tejkufitar, komuna duhet që t’i investojë paratë, ndërkaq më pas t’i kthehen mjetet. Për atë, qasja deri te programet evropiane nuk duhet që të jetë si fushatë sa të del thirrja , ndërkaq projektet e BE-së duhet që të shihen si mjete “të cilat duhet të shfrytëzohen”. Praktika në vendet tjera evropiane është se programimi i buxhetit në nivel lokal drejtpërdrejt i integron mjetet e BE-së. Në fakt, vetë programimi i politikave publike lokale është pjesë e prioriteteve lokale dhe evropiane.

Qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator në referendum do të deklarohen nëse e pranojnë Marrëveshjen me Greqinë për anëtarësim të BE-së në NATO dhe BE. Nëse eventualisht fillojnë bisedimet me BE-në, pushteti lokal dhe qendror në Maqedoni a do të kishin qasje deri te fondet e BE-së?

Qasja deri te programet evropiane dhe fondeve varet nga gatishmëria e pushtetit lokal dhe qendror për shfrytëzim të tyre. Pjesa më e madhe e buxhetit të BE-së janë ndarë për fonde strukturore, ndërkaq IPA është në fakt është përgatitje për vendet kandidate për shfrytëzimin e mëtutjeshëm të fondeve strukturore. Vetëm nëpërmjet menaxhimit të suksesshëm të IPA fondeve mund ta dëshmojnë fuqinë tonë të absorbimit për udhëheqje të mëtutjeshme me fondet strukturore. Sfidë do të jenë edhe Programet e Unionit ku “aktorët” e Maqedonisë mundem që të dëshmojnë inovativitet, përkushtim serioz, kapacitete administrative dhe gatishmëri për ndërtim të partneriteteve.

Komunat munden t’i rritin mundësitë e tyre për mjetet evropiane nëse lobojnë që të jenë pjesë e proceseve të programimit të fondeve evropiane në Maqedoni dhe në Bruksel. Komunat duhet që të gjejnë mënyrë që të jenë më të pranishëm dhe më të dukshëm në nivel evropian. Thuajse të gjitha autoritetet komunale nga BE kanë zyra të tyre në Bruksel ku jo vetëm që informohen, por edhe ndikojnë në miratimin e vendimeve të cilat u interesojnë. Pjesa më e rëndësishme nga projektet evropiane është ndërtimi i partneriteteve. Komunat duhet që të gjejnë mënyra që të krijojnë dhe mirëmbajnë partneritete me komunat e BE-së. Me rëndësi të madhe është që të anëtarësohen në organizata dhe rrjete të autoritete të Evropës. ALDA ka disa tregime të suksesshme me komunat nga Maqedoni, e cila nëpërmjet rrjetit fillimisht kanë qenë partnerë, ndërkaq tanimë janë bartës dhe koordinatorë të projekteve të mëdha evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button