Tre ditë para referendumit, institucionet e Maqedonisë i nënshtrohen kontrollit të KE-së

Mbledhjet e para për përgatitjen e procesit të Skriningit nisin javën e ardhshme në Bruksel, do të shoqërohen me reforma në gjyqësor, në administratë dhe luftën kundër krimit të organizuar që do të përputhen me legjislacionin evropian. Të gjitha këto duhet të realizohet derisa qytetarëve të Maqedonisë u mundësohet ajër, ushqim dhe ujë cilësor, u vlerësua sot në Shkup, në punëtorinë “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet?”, shkruan Portalb.mk.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Viktor Dimovski njoftoi se mbledhjet e para përgatitëse të procesit të Skrininigit nisin javën e ardhshme në Bruksel dhe se suksesi i tij varet nga përgatitja e administratës publike.

“Kushti kryesor për të mundësuar proces të suksesshëm, është të sigurojmë administratë publike të përgatitur mirë, cila do të ketë kapacitet të realizojë të gjitha kërkesat e këtij procesi. Përgatitjet për definim dhe operacionalizim të strukturës për përpilim janë në fund, pasi që javën e ardhshme, në Bruksel do të mbahen edhe mbledhjet e para të procesit të Skriningit”, tha Dimovski

Gaber – Dimovski – Kalavera

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera vlerësoi se procesi aderues i Maqedonisë do të jetë i suksesshëm duke realizuar reforma me ligje që janë në pajtueshmëri me legjislacionin evropian, me synim të nevojave fondamentale të qytetarëve: ajër, ujë dhe ushqim cilësor.

“Ne do të shqyrtojmë çdo kapitull të legjislacionit evropian, dhe do t’i sqarojmë, për të treguar se si duhet të përgatitni ligjet në vendin tuaj. Kjo do të ndodh duke marrë parasysh nevojat fondamentale të qytetarëve, si cilësia e ajrit, ujit, ushqimit, pastaj, duke pasur prioritet rritjen e ekonomisë, e cilësis së shëndetit, e cilësisë së arsimit, të cilat lidhen me ardhmërinë e gjeneratave të reja. Reformat kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në administratën publike. Kjo nuk duhet të bëhet që të kënaqën burokratët e Brukselit, por të përmirësojë të ardhmen e të gjithëve. Ne bazohemi në parimet fondamentale, si të drejtat e njeriut. Në bazë të këtyre parimeve ne do të mund të vlerësojmë se sa shpejtë jeni duke përparuar në procesin e aderimit”, tha Kalavera.

Ndërkaq, sekretarja shtetërore në Sekretariatin e Çështjeve Evropiane, Kalinka Gaber bëri të ditur se realizimi i suksesshëm i procesit të Skriningit parasheh realizim të suksesshëm të procesit të aderimit.

“E para ka të bëj me implementimin e reformave prioritare, duke përfshirë këtu prioritetet afatshkurtra që dalin nga rekomandimet e Komisionit Evropian për vendin tonë, realizimi i referendumit dhe implementim i Marrëveshjes me Greqinë, përgatitje për zbatim të suksesshëm të procesit të Skriningit dhe nisja e negociatave aderuese. Kjo është në fazë përgatitore në Sekretariatin e Çështjeve Evropiane duke përfshirë edhe ministritë dhe  duke u fokusuar në përfundimet që kanë dalë nga Këshilli i Evropës me masa konkrete, për të reformuar fushat si: gjyqësori, administratën, dhe duke luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE-ja nuk ka ndryshuar kushtet aderuese për Maqedoninë

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera vlerësoi se Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar kushtet aderuese për Maqedoninë, por insiston që procesi aderues të kalojë sa më shpejtë.

“Politika jonë aderuese nuk ka ndryshuar, ajo është e njëjtë siç ka qenë më herët dhe ndaj shteteve të tjera, por e vetmja gjë që duam, është që sa më shpejtë të kalojë procesi për negociatat aderuese, por kjo duhet të sigurojë mirëqenie sipërmarrëse, mediale, të sektorit civil dhe qeverisë. Përgatitja e shteteve për aderim nuk ka ndryshuar, dhe kushtet janë të njëjta siç kanë qenë më herët, dhe të cilat kanë të bëjnë me parimet e Kopenhagut”, tha Kalavera.

Punëtoria “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet?”, ka për qëllim të shqyrtojë praktikat dhe përvojat për strukturën e negociatave dherritje të vullnetit dhe nxitje të ekipit punues. Të pranishëm janë pjesëtarët e shteteve të cilat zhvillojnë procese negociatave dhe ata të cilat janë bërë pjesë, ngaqë ata kanë kaluar nëpërmjet këtij procesi.

Nga ana tjetër, dje ministrja e Mbrotjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska njoftoi se të dielën hapet thirrja për ekspertë të grupeve negociatore me Bashkimin Evropian.

LEXO: Shekerinska: Të dielën hapet thirrja për ekspertë të grupeve negociatore me BE-në
LEXO: Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtator

Maqedonia përballë 6 proceseve: nëse njëra nuk realizohet, dështon anëtarësim në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button