Këshilla për t’i mbrojtur flokët gjatë verës

Edhe pse në përgjithësi vera është një stinë e bukur, për flokët nuk është kështu. Që ato të mos shkatërrohen dhe të ruajnë ngjyrën, ja se çfarë duhet bërë.

Një hidratim më i mirë
Më shumë sesa kurrë flokët gjatë verës kanë nevojë për hidratim të rregullt. Përdorni një shampo të mirë dhe mos harroni kremrat apo maskat për flokë të lyer. Ky kujdes është shumë i mirë dhe i mbron flokët nga agresorët e stinës.

Shmangni tharësen e flokëve
Dielli dhe rëra e dëmtojnë flokun tuaj. Pse të shtoni edhe nxehtësinë e tharëses? Lërini flokët të thahen vetë pa harruar të përdorni një maskë ushqyese pa shpëlarje.

Përdorni kremin e trupit për flokët
Po, kremi juaj i dashur i trupit është një ushqyes shumë i mirë për flokët. Aplikojeni tek majat e thata çdo mbrëmje dhe lëreni për gjithë natën. Shmangni lyerjen e rrënjës në mënyrë që mos të shtohet yndyra.

Lajini flokët çdo mbrëmje
Edhe pse gjatë gjithë vitit këshillohet që flokët të mos lahen shpesh, në verë është e kundërta. Pas diellit të nxehtë, detit apo pishinës, duhet t’i lani flokët me shampo për flokë te lyer. Për më shumë shkëlqim, shpëlajini në fund me ujë të ftohtë.

Mbrojini flokët
Shpenzoni pak për një produkt mbrojtës kundër diellit. Ashtu si lëkura, edhe flokët dëmtohen nga rrezet ultra vjollce. Për të shmangur djegien e tyre dhe që ato të mos bëhen si kashtë, mbrojini të paktën me vaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button