Filipine, 22 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Gjatë rrëshqitjeve të dheut në rajonin e qytetit Jebu të Filipineve, kanë humbur jetën së paku 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpunësi policor Debold Sinas konfirmoi se gjatë rrëshqitjeve në Jebu dhe fshatrat përrteh kanë humbur jetën së paku 22 persona, ndërsa 1.200 janë evakuar.

Ai theksoi se në terren gjenden rreth 270 ushtarë dhe policë të cilët tentojnë të parandalojnë banorët lokalë që të kthehen në fshatrat, që nuk janë të sigurta.

Pritet që gjatë ditës presidenti filipinas Rodrigo Duterte të vizitojë qytetin Naga, që është goditur nga rrëshqitjet.

Zyrtarët theksojnë se në dy fshatra janë bllokuar rreth 30 shtëpi, ndërsa arritën të gjejnë 21 kufoma. Edhe 60 persona tjerë llogariten si të zhdukur.

Të paktën 81 persona humbën jetën në një sulm të supertajfunit “Mangkhut” të shtunën në Filipine. Zyrtarët e policisë theksuan se 71 persona u plagosën, ndërsa 70 të tjerë u zhdukën.

Vdekjet e dhjetëra personave ndërlidhen me rrëshqitjet e tokës që pasuan, ndërsa pasojat e tajfunëve i kanë ndjerë rreth 250.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button