Zgjedhjet lokale, partitë nisin promovimin e kandidatëve

Edhe pse ka ende shume kohë partitë politike që tani kanë filluar fushatat për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars 2013, madje edhe janë bërë publike disa nga emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Mbrëmë PDSH, me rastin e 19 vjetorit të themelimit të kësaj partie bëri publike se kryetari aktual i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, edhe njëherë do të kandidohet për të qeverisur me Tetovën. Nga kjo parti kohë më parë zyrtarisht deklaruan se nga tetori i këtij viti do ti publikojnë të gjitha kandidatët për kryetar Komunash dhe listat për këshilltarë Komunal.  

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë si kemi punuar deri më tani. Falënderoj të gjithë anëtarët e PDSH-së dhe degën e Tetovës që përsëri ma dhanë shansin si dhe kryetarin që më mbështeti që edhe njëherë të jem kandidat për kryetar në komunën e Tetovës . Punët që jemi duke i realizuar mendojmë se do shkojnë përpara dhe do mundohemi vazhdimisht të sjellim risi”, tha Bexheti.

Nga, BDI-ja deri më tani zyrtarisht nuk janë deklaruar për ndonjë kandidat  që do të garonte në zgjedhjet lokale. Këshilli i përgjithshëm i kësaj partie një kohë të gjatë po vlerëson raportet që kanë dërguar deri më tani kryetarët aktual të Komunave për punën që ata e kanë bërë për një mandat, dhe nga këtu do të vendoset se kush do të del kandidat. Funksionarë të kësaj partie thonë se gjithçka do të varet nga lideri i partisë Ali Ahmeti dhe Kryesia qendrore. Në Tetovë përflitet se mund të garon ministri aktual i mbrojtës Fatmir Besimi por nuk përjashtohet dhe emri i drejtorit të spitalit Atila Rexhepi.

 Gjithashtu, edhe nga RDK-ja deri më tani nuk kanë publikuar ndonjë emër të ri nga subjekti i tyre që do të kandidohej në ndonjë komunë tjetër, përpos asaj që dihet se në Gostivar do të rikandidohet, kryetari i kësaj partie Rufi Osmani. 

Në zgjedhjet e ardhshme lokale për herë të parë Komuna e Kërçovës, do të udhëhiqet nga një kandidat shqiptarë, pasi që komunat e Zajazit, Osllomej, Drugovë dhe Vranjeshticë, do ti bashkëngjiten Komunës së Kërçovës. 

Ndërsa nga dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE kjo e fundit për çdo ditë organizon nga një tubim protestues nëpër qytetet e Maqedonisë dhe njëkohësisht bën edhe promovimin e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button