Të dielën do të vijnë një grup amerikanësh në Maqedoni që do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes

Të dielën, më 23 shtator, një numër rekord (55) i amerikanëve do të vijnë në Maqedoni ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata nëpër Maqedoni.

“Drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin dhe stafi i Korpusit të Paqes, të dielën në aeroport do të mirëpresin grupin e vullnetarëve të rinj. Në këtë eveniment do të jenë të pranishme edhe media.

Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare, me komunat dhe organizatat joqeveritare. Korpusi i Paqes është agjencion qeveritar i SHBA-ve dhe i realizon programet e tij në partneritet me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Ky është grupi i 23-të me rradhë i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në Maqedoni. Në tre muajt e parë, vullnetarët do të kalojnë nëpër një trajnim përgatitor ku do të përfshihet mësimi i kulturës dhe gjuhës maqedone dhe shqipe, kurse me punë do të fillojnë në fillim të dhjetorit. Që nga viti 1996 në Maqedoni si vullnetarë kanë shërbyer mbi 750 shtetas amerikanë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button