Shqipëri, të gjithë pa imunitet!

Të dyja partitë në Shqipëri, Partia Demokratike dhe ajo socialiste, publikisht janë shprehur dakord për ta ndërmarrë këtë inicialtivë, por vetëm tani është kaluar nga fjalët tek veprat. Gjatë mesditës së sotme, deputetet e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj dorëzuan në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nismën për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve. 

Drafti i dorëzuar nga mazhoranca përmban 5 nene dhe nismëtarët thonë se kanë përshtatur në shqip një material që edhe socialistet e kanë pranuar. Bëhet fjalë për dokumentin e EURALIUS-it, misionit të Bashkimit Evropian për drejtësinë dhe PACE-s, projektit të Këshillit të Evropës për luftën kundër korrupsionit. Këto dy projekte të diskutuara publikisht në tetor të vitit të kaluar zhveshin nga imuniteti kryeministrin, ministrat, deputetët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët, Avokatin e Popullit, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Me iniciativë të mazhorancës është hequr imuniteti edhe për të gjithë rangun e gjyqtarëve, të cilët më parë mbroheshin nga ndjekja penale nga organet eprore të tyre ose nga vetë Gjykata Kushtetuese, në rastin e anëtarëve të saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button