Prokurori Xhelal Bajrami në krye të Komisionit për ndjekje të parregullsive në referendum

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë ka formuar Komision për ndjekjen eventuale të parregullsive në referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

Për kryetar të këtij Komisionit është caktuar prokurori Xhelal Bajrami. Në Komisionin e përkohshëm do të marrin pjesë nga një prokurori nga katër Prokuroritë e Larta.

Nga Prokuroria informojnë se veprimi proaktiv dhe preventiv i Prokurorisë Publike me formimin e Komisionit të përkohshëm është përgjigje e qëndrimit se ngjarjet lidhur me referendumin janë në interes të përgjithshëm në opinion, ku ka nevojë organizim më të madh në drejtim të mbrojtjes nga krimi ose veprimet tjera të paligjshme.

“Komisioni ka për detyrë në bazë ditore t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin e organizimin dhe zbatimin e referendumit. Për ato ngjarje për të cilat do të vlerësohet se ka indikacione për kryerjen e parregullsive, raportimet menjëherë do të ndiqen deri në Prokurorinë përkatëse. Njëkohësisht do të jepet detyra deri te prokuroritë themelore publike për veprim urgjent, gjegjësisht të formojnë lëndë dhe t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për konstatimin e fakteve relevante prej të cilave varet aplikimi i rregullt i Kodit Penal. Qëllimi i Prokurorisë Publike është që në këtë mënyrë të theksohet lufta kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të japë kontribut në parandalimin dhe shkatërrimin e të njëjtave”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria Publike nëpërmjet Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e procesit zgjedhor, e fton opinionin, organizatat, partitë politike, institucionet e brendshme dhe ndërkombëtare të cilët vlerësojnë se ka indikacione për vepra penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e referendumit, të dorëzojnë paraqitje deri te Komisioni në adresën elektronike – [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button