Spinimi për Marrëveshjen me Athinën vazhdon me nota të njëjta dhe pa argumente

Siç mund të shihet nëse lexohet i gjithë fjalimi i Hristijan Mickoski, dhe nëse analizohen edhe fjalimet e tij të mëparshme dhe qëndrimet e tij për këtë temë, qartë është se gjerë e gjatë në opinion shtjelloi se Marrëveshja është e dëmshme, por asnjëherë konkretisht nuk përmenden nenet dhe nuk analizohen fjalë për fjale që të qartësohet se përse janë të dëmshme

Kryetar i VMRO-DPMNE-së në fjalimin e mbajtur në Shtip, ndërsa në lidhje me referendumin ekzistues, tha disa qëndrime momentale të cilat i vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Do të ishte më lehtë edhe për Kljusev edhe për Gligorovin nëse do të pajtoheshin në gjithçka që fqinji ynë jugor në vitet  e nëntëdhjeta, por ato nuk e u pajtuan, dhe nuk e bën këtë sepse nuk lejuan që të shohin shtetin e tyre të përulur, të fyer dhe të rrënuar. Sot kemi politikan i cili e bën këtë dhe nuk turpërohet që po vepron kështu. Kemi Zoran Zaevin dhe qeveria prapa tij. Person dhe njerëz të cilët nuk kanë asnjë problem që të flasin sesa e kanë reviduar historinë, si detyrë të cilën ato e kanë marr nën emrin tonë, edhe pse askush nuk jua ka dhënë këtë të drejtë. Edhe më kryesorja, zbatojnë rregulla të marrëveshjes që Zaev dhe Dimitrov vet i  nënshkruan dhe më kryesorja – zbatojnë dispozita të marrëveshjes e cila aspak, në asnjë moment, nuk është në fuqi, vetëm e vetëm t’i pëlqejnë Cipras dhe Kocijas, asgjë më shumë asgjë më pak! 

Kundërspin: Me gjithë respektin për lirinë e fjalës, që opinioni duhet të ketë përgjithësisht për gjithë edhe për liderin e partisë më të madhe parlamentare në opozitë, Hristijan Mickoski, dhe përsëri nuk mund që të mos vërehet spinimi, i cili kohë pas kohe është prezent në ngjarjet e tij.

Konkretisht të njëjtën të vërtetë të shtrembëruar, në afat më pak se një javë, Mickoskit e përsërit të daljen e tij para përkrahësve dhe qytetarëve në Shtip, ku VMRO-DPMNE me 16.09.2018 mbajti tubim protest – marsh, të drejtuar kundër Marrëveshjes së Prespës.

Më saktë, Mickoski përsëri shtrembëron të vërtetën kur thotë se “të vdekur – të ftohtë formojnë komision i cili do të rishkruan historinë, si detyrë të cilën e kanë marr në emër të të gjithë neve, edhe pse askush nuk ua ka dhënë atë të drejtë… dhe më e rëndësishmja – zbatojnë rregulla të marrëveshjes e cila aspak në këtë moment nuk është në fuqi, vetëm t’i pëlqejnë Cipras dhe Kocijas, asgjë më shumë asgjë më pak! 

“Vërtetmatësi” tashmë sqaroi se këtë spin të Mickoski, por ai është këmbëngulës, vendosmërinë do ta përsërisim me sqarimin e spinit. Shumë thjeshtë, marrëveshja parasheh themelimin e komisionit i cili duhet të shqyrtojë dhe nëse vërtetohet se ka baza, atëherë të rishkruhen disa të vërteta, dhe kjo nuk është vetëm histori. Ajo duhej të formohet menjëherë, gjegjësisht në afat prej një muaji që nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Ai është komision i përbashkët ndërdisiplinar dhe është përbëhet prej përfaqësuesve nga Maqedoni dhe nga Greqia, ndërsa detyrimet e tij, si dhe koha e formimit, janë të caktuar me nenin 8 të marrëveshjes, si dhe me nenin 20, kur rregullohen Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare. Më tepër detaje mund të lexohen në tekstin Komisionet e ekspertëve në Maqedoni dhe Greqi janë detyrim i Marrëveshjes me afat kohor të definuar saktësisht“, i cili është publikuar me 13.09.2018. 

Por, përkrah përsëritjes së këtij spini, Mickoski, si edhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të partisë, përsëritin edhe një të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spinojnë se Maqedoni do të humb gjithçka me këtë marrëveshje. Në numrin e fundit të kësaj teze të Mickoskit në tubimin e përmendur në Shtip, spinimi është mbuluar me fjalën “investim”:

Së pari na vendosën emrin me referenca kohore, më pas flamurin shtetëror, më pas i erdhi rendi ndarja territoriale, prandaj prej nesh kërkojë që të investojmë gjithçka që na ka mbetur dhe pa mëdyshje parashtrojmë këtë të drejtë sovrane: Kushtetuta, identiteti, emri, bashkatdhetarët tanë në shtetet fqinje. 

Sepse, si edhe në fjalimet e zakonshme dhe daljet e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe përgjithësisht të partisë, nuk ka argumente për vet marrëveshjen, nuk debatohet për nenet e caktuara të cilët do të ishin kapitale dhe të dëmshme, ashtu siç thonë, do të tentojmë me dekonstruktim të fjalisë së Mickoski për të dëshmuar për spinin.

“Kërkojnë që të investojmë gjithçka çka na ka mbetur dhe pa mëdyshje parashtrojmë këtë të drejtë sovrane: Kushtetuta (e saktë – me atë marrëveshje do të ndryshojë), identiteti (e pasaktë, me marrëveshje asnjë rregull të mos prek çështjen e identitetit të maqedonasve), emri (pjesërisht e sakët – vendoset term gjeografikë para emrit Maqedoni), bashkatdhetarët tani në shtet fqinje (e pasaktë, me marrëveshje ka për detyrë që të specifikohet neni i Kushtetutës me të cilin do të definohet si Maqedonia do të sillet ndaj bashkatdhetarëve gjithkund në botë, përfshirë edhe fqinjët)”. Fundja, gjithë këtë lexuesit mund edhe vet ta verifikojnë në tekstin e Marrëveshjes.

Siç mund të shihet nëse lexohet i gjithë fjalimi i Hristijan Mickoski, dhe nëse analizohen edhe fjalimet e tij të mëparshme dhe qëndrimet e tij për këtë temë, qartë është se gjerë e gjatë në opinion shtjelloi se Marrëveshja është e dëmshme, por asnjëherë konkretisht nuk përmenden nenet dhe nuk analizohen fjalë për fjale që të qartësohet se përse janë të dëmshme.

Më pas shkohet me notat dhe kualifikimet – kapitale, shkatërruese, e dëmshme, e humbur dhe të ngjashme, me ç’rast përdoren shumë shpesh edhe spinimet, siç mund të shihen në këtë tekst.

Prej këtu del se pjesë nga fjalimi i Mickoskit, të cilat i theksuam në vet tekstin, i vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin. 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button