Përse miqtë aristokratë të Harry-t nuk e kanë qejf Meghanin!

Përpara disa ditësh, shtypi rozë u mbush me lajmin se Meghan Markle nuk di më se kujt t`i besojë nga shoqëria e saj, dhe paska hequr dorë nga disa miq të vjetër. Daily Beast tregon së fundi se edhe disa shokëve të Harry-t, nga shtresat e aristokracisë nuk i pëlqen shumë ideja që ish aktorja amerikane të bëhet pjesë e grupit elitar të miqve të princit, shkruan Bordo.al. 

 

Arsyeja, duket, duhet kërkuar sa tek bindjet politike të Meghanit, aq edhe tek fakti që ajo ka ndikuar në ndryshimin e disa zakoneve të princit, përfshirë këtu lënien e duhanit dhe heqjen dorë nga pjesëmarrja në disa evente të caktuara si dalja tradicionale për gjah.

Meghani, për këta shokë të Harry-t, është shumë liberale dhe kjo atyre nuk i pëlqen, ndërsa rezulton edhe mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, prandaj dhe i shoqi tani e refuzon gjahun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button