Policia e Kosovës arrestoi 22 persona të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në vepra të kundërligjshme, të cilat lidhen me prostitucion, transmeton REL. 

Sipas komunikatës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njësitet përkatëse kanë kryer disa operacione në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë janë arrestuar 12 persona për vepra të kundërligjshme, konkretisht, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, kurse 4 të tjerë janë ndaluar nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokalit për prostitucion” dhe “marrje me prostitucion “.

Në rajonin e Gjakovës, pjesëtarë të Policisë ndërkaq kanë arrestuar 6 persona nën dyshimin se kanë mundësuar apo detyruar kryerje të prostitucionit.

 raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button