Integrimi në NATO dhe BE i mundshëm, nëse Qeveria bashkëpunon me OJQ-të

Që Maqedonia të ketë sukses, Qeveria duhet në procesin e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) të përfshijë përfaqësues të organizatave joqeveritare (OJQ), në të kundërtën, do të kemi ngecje të procesit, nuk do të zhvillohet demokracia dhe do të kthehet kriza politike. Kështu u vlerësua në debatin “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë”, shkruan Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen vlerësoi se roli i OJQ-ve në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë është që të fuqizohen parimet demokratike, të nxitet kultura e debatit dhe të respektohet mendimi ndryshe, krejt kjo që të arrihet zgjidhja më e mirë për problemet.

“Ajo çfarë tentohet të arrihet nëpërmjet OJQ-ve është që të fuqizohen parimet demokratike të shoqërisë, si respektimi i mendimit ndryshe, të ketë kulturë debati nëpërmjet të cilës do të arrihet zgjidhje e mirë. Procesi që është para është i gjatë, dhe nuk duhet të na mungojë kontributi i shoqërisë civile. Prandaj, ju, shoqëria civile jeni ata, që thekson suksesin e procesit, proces në të do të veproni me përfshirje të njëjtë sikurse partitë politike. Duhet të hapen rrugë, për të krijuar sa më shumë qëndrime”, tha von der Leyen.

Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich vlerësoi se në procesin që vjen: “Nuk ka dilemë se reformat duhet të sillen në bashkëpunim dhe konsultim me sektorin civil”.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska vlerësoi se roli i OJQ-ve nuk nënkupton vetëm ndihmë teknike, dhe shprehu bindjen se nëse procesi i integrimit nuk udhëhiqet bashkë me OJQ-të, Maqedonia do të ngec.

“OJQ-të janë porosi se ne në këtë proces nuk mund të punojmë vetëm. Roli i OJQ-ve nuk nënkupton vetëm përkrahje teknike, me ekspertë që i duheshin Qeverisë së Maqedonisë. Prandaj ne duhet të bindemi se ata as nuk janë rrezik për shtetin, sepse pa ata nuk do të kemi anëtarësim në NATO dhe BE. Nuk është ky një proces i “shminkuar”, prandaj ata do të jenë edhe pjesë e grupeve negociatore. Unë jam e bindur, se nëse ne këtë proces e udhëheqim bashkërisht, do të kemi sukses, në të kundërtën do të jetë i ngadalshëm dhe nuk do të kemi sukses”, tha Shekerinska.

Përfaqësuesi i Institutit për Demokraci “Societas Civili” – Shkup, Marko Trashanovski deklaroi se OJQ-të duhet të kenë interes euroatlantik, sepse në të kundërt mund të kthehet kriza politike.

“Ngecja e procesit integrues në NATO dhe BE, bëri që të ketë deficit të OJQ-ve që do të merren me NATO-n dhe BE-në, prandaj ata u larguan nga ky qëllim. Por kjo u ndryshua me hapjen e Qeverisë së Maqedonisë. Por megjithatë kjo nuk do të thotë se ne duhet të largohemi, por kjo paraqet nxitje që të mos kthehet kriza politike”, tha Trashanovski.

“Ende nuk kemi dokument zyrtare se si do të duket struktura e procesit të nisjes së negociatave aderuese, se cilat do të jenë detyrat e secilit ekip punues, dhe cili është roli i shoqërisë civile në këtë sistem. I tërë procesi duhet të jetë transparent dhe duhet të merret parasysh edhe mendimi i shoqërisë civile, sepse kjo është e rëndësishme për qëndrueshmërinë e procesit të negociatave. Nuk dëshiroj të ndodh që të krijohet situatë kur do të kemi ndryshim të pushtetit, dhe strukturat e negociatave të bllokohen edhe për shtatë vite. Njohuria duhet të mbisundojë mbi interesin partiak. Procesi është kompleks dhe kërkon përkushtim dhe njohuri. Propozojmë që në kuadër të këtij procesi të merret modeli i kombinuar ndërmjet modeli ekzistues të Malit të Zi dhe Serbia, që të kemi përfshirje të OJQ-ve në negociatave, duke monitoruar dhe duke marrë pjesë në krijimin  e politikave”, tha Neçev.

Ndërkaq, kryetarja e departamentit për shoqëri civile në Qendrën Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Emina Nuredinovska vlerësoi se që të kemi proces paraqasës të suksesshëm, para se gjithash duhet të kemi funksionim të raportit Qeveri – OJQ.

LEXO: Shekerinska: Të dielën hapet thirrja për ekspertë të grupeve negociatore me BE-në

Referendumi, ura lidhëse mes ardhmërisë dhe izolimit

“Ose do të kemi ardhmëri evropiane, ose do të jemi të izoluar”, tha ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, e cila shtoi se ardhmëria evropiane mund të arrihet nëpërmjet më së paku tre proceseve: “Erasmus +, mbrojtja e ambientit jetësor dhe rritja e rrogave”.

“Prania jonë në këtë debat është një shenjë jo vetëm e marrëdhënieve të mira Maqedoni – Gjermani, por edhe mbështetje ndaj referendumit të 30–shtatorit. Qytetarët do të vendosin guximshëm se janë për integrim në NATO dhe BE”, tha ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich.

“Në prag e keni referendumin, dhe aty duhet të jepen sa më shumë vota. Vota juaj do të vendos se për çfarë ardhmërie jeni, dhe çfarë ardhmërie e përbashkët na pret”, tha ministrja e Mbrojtes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen.

Në debat u diskutua edhe për mundësinë që BE-ja mund t’ia jep Maqedonisë në luftën kundër sulmeve kibernetike, ku ministrja gjermane, von der Leyen duke sjellë përvoja nga Gjermania tha:

“Ne u përballëm në mënyrë sistematike, duke mundësuar transparencë nga institucionet dhe duke u kominkuar mediat për mënyrën e punës. Për këtë ju nevojitet teknikë e zhvilluar e teknologjisë kibernetike edhe administratë e aftë. Vetëm në këtë formë do të mund të zbulohet propaganda. Digjitalizimi dhe kibernetika janë diçka që është kusht për një ndërmarrje dhe qeveri të hapur. Por kjo duhet të ketë edhe persona të aftë që punojnë në administratë publike. Ne nisëm të trajnojmë për ekspertë kibernetikë. Këtë e kemi bërë në universiteti, në ndërmarrje biznesi dhe në ministri të Mbrojtjes”, tha von der Layen.

Kurse kur jemi te përgatitja e institucioneve të Maqedonisë për të përballë sulmet kibernetike, ministrja Shekerinska vlerësoi se duhet edukim dhe trajnim i administratës publike.

Debati “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë” u organiza nga Fondacioni Kondrad Adenauer Stiftung dhe Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button