Hapet konkursi për Drejtor të shtëpive shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë shpalli konkursin për dhënien e provimit për drejtorë të institucioneve publike shëndetësore. Në 15 ditët në vijim duhet të konkurrojnë kandidatët për drejtorë për testime dhe dhënien e provimeve.

Ministri Todorov theksoi se drejtorët aktual nuk duhet të kalojnë këto testime.

“Çdo kandidat i cili do të qëndrojë në pozitën e parë të institucionit shëndetësor do të duhet të testohet sipas katër moduleve. Testimet janë të domosdoshëm dhe duhet të jepen në afat prej 6 muajsh. Nënshtrimi i provimit të moduleve për herë të parë do të kushtojë gjashtë mijë denarë dhe nëse nuk kalohet një modul në afatin e caktuar do të duhet ti nënshtrohet provimit për herë të dytë me çmim prej 16.000 denarësh” tha Todorov

Kandidatët do të ndjekin trajnime nga ekspertë me renome, me çka do të vijojë provimi.
Pas nënshtrimit të provimeve të 4 moduleve kandidati duhet t’i nënshtrohet edukimit për furnizime publike në Byronë për furnizime publike.

Me mënyrën e këtillë për caktimit të menaxherit të IPSH, Todorov vlerëson se do të zbatohet mbrojtje nga partizimi dhe vullnetarizmi. Pret që drejtorët e ardhshëm të përvetësojnë njohuri cilësore të cilat do t’i realizojnë edhe në praktikë.

Në pyetjen gazetareske çfarë do të ketë për drejtorin më të mirë sepse  mjekun më të mirë Torodov e ka marrë në kabinetin e tij, ministri u përgjigj se ende nuk ka menduar për këtë. 
 “Nuk kam menduar për këtë. Në kabinetin tim kishte mjekë me kualifikime nga aspekti i shëndetit publik, por nuk kishte mjekë që do të mund të më ndihmonin në pjesën e medicinës” tha Todorov.

Por pas pyetjes se kush është ai Todorovi nuk ia tregoi emrin dhe tha se nuk është sekret por mund ta njoftojnë në kabinetin e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button