Gostivar, Ademi kontrollon projektin për filtrimin e ujit

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdylaqim Ademi, i shoqëruar nga ministri i Vetëqeverisjes lokale, Nevzat Bejta, përfaqësues të kontraktuesit CMC EKO-KON nga Shkupi dhe mbikqyrësi prof. Petko Pelivanov nga fakulteti i ndërtimtarisë, i vizituan punët e realizuara të projektit “Projektimi dhe ndërtimi i stacionit filtrues për furnizimin me ujë në Gostivar“.

Në fjalimin e tij për mediat, ministri Ademi informoi për realizimin e këtij projekti, vlera e përgjithshme i të cilit është rreth 123 milionë denarë.

“Projektin “Projektimi dhe ndërtimi i stacionit për filtrim i sistemit për furnizimin me ujë në Gostivar”, ?inistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në pajtim me Programin vjetor, e filloi në vitin 2011 me qëllim që përfundimisht të zgjidhet problemi  për sigurimin e cilësisë së ujit për pije në qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet përreth.

Realizimi zbatohet në tri faza dhe për momentin jo vetëm se nuk ka ndërprerje në punët e realizuara, por këto janë në një fazë më të përparuar. Në fakt, në pajtim me planin dinamik për realizim, është realizuar pjesa e parë e fazës dhe një pjesë nga faza e dytë dhe me Montimin dhe testimin e pajisjes teknologjike dhe trajnimit të personelit, e cila do të realizohet në gjysmën e parë të 2013, projekti komplet do të përfundojë”, theksoi ministri Ademi.

Përpos kësaj, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kontinuitet bashkëpunon me Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit për furnizimin me ujë në qytetin e Gostivarit. Projekti është në fazë të miratimit nga Sekretariati Zvicëran për Punën Ekonomike (SECO)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button