PRSD: Përfitimet e anëtarësimit në BE dhe NATO: do të ketë rritje të rrogave

Kryetari i Partisë së Re Socialdemokrate Tito Petkovski, së bashku me nën kryetaren e partisë njëkohësisht ministre pa Portofol për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë Zorica Apostolska, në Ohër janë takuar me udhëheqësin komunale të partisë nga njësia e pestë zgjedhore.

Kryetari i PRSD-së Tito Petkovski në fjalimin e tij i ftoi qytetarët të dalin të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, duke konsideruar atë si alternativë të vetme që do të siguroj të ardhmen më të mirë dhe më të sigurte për të gjithë qytetarët, njofton Portalb.mk.

“Si një parti politike e qytetarëve për çdo ditë po afrohemi dhe shpjegojmë rëndësinë e momentit politik në të cilin gjendemi si një shtet me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Mesazhi që dërgojmë dhe që do të vazhdojmë ta dërgojmë është se marrëveshja maqedono-greke është një bast për të ardhmen tonë, me të cilin të rinjtë nuk do të kërkojnë më Evropën jashtë kufijve tanë, Evropa do të bëhet shtëpia jonë dhe standardet evropiane janë jeta jonë e përditshme “-tha Petkovski.

Duke iu referuar përfitimeve të integrimit euroatlantik të vendit, zëvendëskryetarja e partisë Zorica Apostolska theksoi se me anëtarësimin në NATO dhe BE do të ofrojë investime të reja që do të krijojnë vende të reja pune, Bruto Prodhim Vendor më të lartë dhe standarde më të larta jetese.

“Përfitimet e anëtarësimit në BE dhe NATO pasqyrohen më së miri në treguesit ekonomikë të vendeve në rajon. Në Bullgari, paga mesatare u dyfishua pas hyrjes në BE dhe NATO dhe papunësia u ul nga 17% në 5%. Në Rumani, paga mesatare u rrit dhe papunësia nga  15% në 4%. Në Kroaci, punësimi i të rinjve është rritur nga 26% në 43%. Këta tregues ekonomik përshkruajnë qartë perspektivat që janë të hapura për të rinjtë në Maqedoni dhe nuk mund të ketë arsye më të mira se këto për të qëndruar këtu “,- tha Apostolska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button