Milloshoski i fali 15.000 euro Kostovës

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski i fali 15.000 euro redaktores së Fokus-it Jadranka Kostova, të cilën gjykata e dënoi për shpifje.

I dëmtuari Milloshoski deklaroi se drejtësia gjyqësore për të është më e rëndësishme se kompensimi material.

Jadranka Kostova vitin e kaluar gjatë muajit mars, në javoren “Fokus” botoi tekst me titull “Si Shoqata e vozitësve është bërë firmë familjare e Antonio Milloshoskit”.

Më vonë, deputeti Milloshoski ngriti padi penale kundër saj, ndërsa Gjykata Themelore e shpalli si fajtore për shpifje, pas çka Kostova ishte përgjegjëse të paguajë dëmshpërblim prej 15.000 euro.

Këtë gjest të Milloshoskit sot e përshëndeti edhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button