Janë korrigjuar librat e matematikës nga klasa e parë deri të nëntën

Të gjithë librat e matematikës që nga klasa e parë deri në të nëntën që kanë pasur gabime janë korrigjuar. Botimet e reja janë duke u shpërndarë nëpër shkolla këtë periudhë, së bashku me librat tjerë që vonuan dhe nuk ishin në duart e nxënësve në fillim të vitit shkollor.

“Librat e korrigjuar janë të matematikës, të shkencave natyrore nga klasa e parë deri të gjashtën, biologjisë nga e shtata deri të nëntën dhe të kimisë nga e teta deri të nëntën, ndërsa libra të ri të fizikës do të kenë nxënësit e klasës së tetë dhe nëntë”, informojnë për Agjencinë e Lajmeve “Meta” nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Problem të madh paraqet ajo që në shkollat e mesme profesionale nuk ka mjete mësimore. Edhe pse është paralajmëruar se po përgatiten 31 libra të ri për arsim të mesëm.

“Nevoja e nxënësve ndryshohet në varësi të reformave që zbatohen në Qendrën për arsim të mesëm profesional dhe trajnime dhe nga Zyra për zhvillim në arsim, pas përgatitjes së programeve arsimore. Në rrjedhë është edhe procesi për përgatitjen e 31 librave të ri për arsim të mesëm profesional dhe statusi gjithkund është i ndryshëm, gjegjësisht, diku ende nuk është formuar ekipi i autorëve dhe po punohet për përgatitje të përmbajtjes, diku përmbajtja tashmë shqyrtohet nga komisioni. Gjithashtu, do të korrigjohen edhe përmbajtjet e dy librave, Biologjisë për vitin e parë dhe Etikës për vitin e tretë”, informojnë nga Ministria.

Pasi që librat do të miratohen nga Komisioni Shqyrtues, Zyra për Zhvillim të Arsimit dhe Komisioni Nacional për libra për shkollë fillore dhe të mesme, ata do të dorëzohen nëpër shkolla.

Nga shërbimin pedagogjik i MASH, e cila është kompetente për librat, nuk zbulojnë se çfarë gabime janë gjetur nëpër libra. Shkurt njoftojnë se gabimet kanë qenë të natyrave të ndryshme.

“Ka gabime nga aspekti profesional, metodologjik dhe teknik, por edhe në aspektin e përkthimit dhe përshtatjes”.

Ende në përdorim, çfarë fshihet pas librave skandalozë të gjeografisë dhe historisë? (VIDEO)

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button