Era e pakëndshme e pelenave është shkaku i evakuimit të banorëve në Aerodrom

Era e pakëndshme e pelenave është shkaku i evakuimit të banorëve nga ndërtesa në QT “Skopjanka” në Aerodrom. Pas dezinfektimit të kryer, dhe pas gjashtë orësh të kaluar jashtë, vonë në mbrëmje banorët janë kthyer në banesat e tyre, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Njësia Kundër Zjarrit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Pas denoncimit në polici se dikush ka hedhur material të panjohur në një nga hyrjet, banorët dje pasdite u evakuuan për shkak erës së pakëndshme që e ka vështirësuar frymëmarrjen.

Në terren ishin edhe ekipe të policisë dhe të Njësisë territoriale kundër zjarrit në Qytetin e Shkupit, që i kanë evakuuar banorët me maska mbrojtëse. Kanë intervenuar tre vetura të zjarrfikësve, është ftuar ndihma e shpejtë, edhe pse nuk kishte të lënduar.

Në pastrim ka intervenuar edhe ekipi i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup

Janë ftuar edhe inspektorë të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga Instituti i Shëndetit Publik që të konfirmohet se a është e sigurt kthimi në ndërtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button