Ronaldo “skuqet” dhe qan… debutim për t’u harruar! (VIDEO)

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia, transmeton telesport.al .

Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.

Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, , i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.

— SportJunkie (@SportJunkie8) September 19, 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button