Nadal tërhiqet nga turneu në Kinë

Tenisti numër një në botë Rafael Nadal për shkak të lëndimit që pësoi nuk do të marrë pjesë në turneun që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tenisti 32 vjeçar Nadal, nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një mesazh në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Mësova gjendjen e fundit të gjurit pasi shkova te mjeku im në Barcelonë. Ende kam dhimbje në gju. Si rezultat i vendimit të marrë së bashku me ekipin tim shëndetësor dhe teknik nuk do të marrë pjesë në turnetë në Pekin dhe Shanghai. Më duhet të pushoj dhe të shërohem”, tha ai.

Turneu China Open në Pekin do të mbahet mes datave 29 shtator-7 tetor ndërsa Shanghai Masters mes datave 10-16 tetor.

Tenisti spanjoll së fundmi pësoi një lëndim në gjysmëfinale të US Open në ndeshjen kundër tenistit argjentinas Juan Martin del Potro dhe u detyrua të tërhiqet nga turneu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button