5 arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur gjithë natën!

Për shumë prej nesh është e rrallë të çohemi në mëngjes kur bie alarmi dhe tëndihemi shumë energjikë dhe plotësisht të çlodhur. Në fakt është komplet e kundërta- edhe pas 7 apo 8 orësh tëkaluara në gjumë. Sigurisht që njerëzit janëtë gjithë tëndryshëm dhe disa kanë nevojmë për më shumë gjumë se tëtjerët. Gjithësesi ekzistojnë një sërë arsyesh potenciale se përse edhe pas një gjumi tëgjatë nuk ndihemi të çlodhur, shkruan Bordo.al. 

Lodhje psikologjike

“Stresi dhe ankthi janë shkaktarë të zakonshëm të lodhjes dhe sipas një studimi të kryer nga Mental Health Foundation tregoi se pothuajse 1/3 e popullsisë nuk bëjnë një gjumë të mirëkryesisht nga puna qqë bëjnë ose shqetësimet financiare. Kjo nuk do të thotë se është me patjetër mungesë e gjumit, por mëshumë mund të lidhet me mungesën e gjumit cilësor. Gjumi është I përbërënga disa stade dhe procese dhe mendohet se gjumi cilësor përfshin kohë tëmjaftueshme në të gjitha fazat duke përfshirë edhe gjumin e thellë. Ankthi dhe stresi nuk nalejojnë që të hyjmë në gjumë të thellë.”

Dieta dhe stili I jetesës

Zgjidhjet si konsumimi i tepërt I alkolit në mbrëmje ose konsumimi I ushqimeve që përmbajnë shumë sheqer, lidhen me gjumin jo të mirë.kjo do tëthotë se nuk ndiheni mirë ditën tjetër dhe më të lodhur. Një studim I Universitetit të Colombia-s zbuloi se dieta që përmban shumë sheqerna, yndyrë dhe pak fibra lidhet me gjumin jo të mirë dhe çlodhës ndryshe nga dieta që përmban pak sheqerna dhe yndyrë dhe shumë fibra. Alternimi I dietës e cila përfshin shumëfibra, shumë pak sheqerna, alkol dhe yndyrna do t’ju ndihmojë të bëni një gjumëmë të rehatshëm dhe çlodhës.

Shqetësim në stomak

Bakteriet e mira të stomakut të njohura ndryshe edhe si mikroflora janë jetësorë për mirqenien tonë, përfshirë këtu edhe gjumin. Në fakt ato prodhojnë hormone dhe kimikate neurotransmetuese që na ndihmojnë për tu qetësuar. Ato gjithashtu ulin nivelin e hormonit të stresit, kortizolit. Kur mikroflora jonë dëmtohet kjo shkakton dëme edhe në gjumin tonë.

Anemia me mungesë hekuri

E shkaktuar nga mungesa e hekurit kjo formë e anemisë lidhet me lodhjen dhe mungesën e energjisë. Mund të diagnostikohet lehtësisht falë një analizë gjaku. Nëse vuani nga anemia me mungesë hekuri zakonisht në recetë rekomandohet suplemente hekuri por gjithashtu duhen konsumuar ushqime të pasura nëhekur si permet me gjethe të gjelbër dhe mish apo fasule.

Sindroma e lodhjes kronike

Kjo është një sëmundje që zakonisht prek më shumë femrat. Simptoma kryesorre është lodhja ekstreme dhe ndihen tësëmurë. Kjo nuk është njësëmundje shumë e zakonshme dhe shkaqet e kësaj gjendjeje janë të panjohura edhe pse disa sugjerime janë shqyrtuar, si infeksionet, hormone apo shëndeti mendor. Trajtimet e kësaj syndrome përfshijnë terapi të sjelljes mendore e cila përfshin diskutimin e gjendjes me një therapist.

Burimi / ELLE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button