Tetovë, u arrestuan katër persona, të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove nga një këmbimore

Katër persona, prej të cilëve shtetas italianë dhe dy të Maqedonisë, janë arrestuar për shkak të dyshimin se dje kanë kryer vepër penale “vjedhje” në një këmbimore në Tetovë, kumtojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari i parë ngarkohet se ka hyrë në objekt dhe e duke e kërcënuar të punësuarin me pistoletë, nga sefi dhe sirtari ka marrë 20.000 euro, pas së cilës me veturë taksi të drejtuar nga i dyshuari i dytë, menjëherë janë larguar nga vendi bashkë me personat tjerë të arrestuar, të cilët kanë pritur në afërsi. Së shpejti, katër të dyshuarit janë drejtuar drejt në një objekt hotelier përskaj rrugës rajonale Tetovë – Volkovija, ku i kanë ndarë paratë e vjedhura, ndërkaq më pas në një objekt tjetër hotelier ku kanë qëndruar, janë arrestuar nga zyrtarët policor të SPB Tetovë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë ditës së sotme, katër të dyshuarit do të nxirren përpara gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button