Meksikë, për të mbrojtur breshkat nuk lejohet ndërtimi i kompleksit turistik

Në Tulum të Meksikës, një nga vendbanimet më të rëndësishme të breshkave të detit, është ndaluar ndërtimi i planifikuar i një hoteli dhe liqeni artificial, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra Federale për mbrojtjen e mjedisit nuk ka dhënë leje për realizimin e projektit, ku në plazhin Xcacel në Tulum ishte paraparë ndërtimi i një hoteli për 520 persona.

Sipas projektit ishte planifikuar edhe ndërtimi i më shumë se 20 njësive banimi dhe një liqeni artificial. Zyra thekson se realizimi i projektit do t’i shkaktonte dëme zonës e cila është vend strehimi më i rëndësishëm i breshkave të detit.

Një pjesë e plazhit Xcacel është zonë e mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button