Poposki në “Kroacia Samit 2012”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën e shtatë ndërkombëtare në nivel të kryeministrave dhe ministrave të punëve të jashtme – “Kroacia Samit 2012”, që në organizim të Ministrisë kroate të Punëve të Brendshme mbahet në Dubrovnik.

Siç kumtoi MPJ-ja, Samiti kroat i cili mbahet çdo vit paraqet platformë për shkëmbim të informatave mes pjesëmarrësve për temat aktuale nga sfera e politikës, sigurisë dhe ekonomisë, dhe ndërtimin e ardhmërisë stabile dhe prosperuese për rajonin e Evropës Juglindore dhe fqinjësisë më të gjerë të BE-së. 

Tema e Samitit të sivjemë është “Përforcimi i shtetit dhe përvojave të BE-së”, ndërsa përbëhet prej tri paneleve “Perspektivat evropiane si forcë shtytëse për ndryshime sociale dhe politike”, “Përforcimi i shtetit në shoqëritë pas-konfliktuoze – sfidat politike dhe të sigurisë” dhe “Partneriteti dhe ndërtimi i institucioneve në vendet e Mesdheut Jugor”.

Ministri Poposki, sipas agjendës, do të mbajë fjalim në panelin e parë: “Perspektiva evropiane si forcë shtytëse për ndryshime sociale dhe politike”. Është paraparë që në kuadër të Samitit ai të realizojë takime me më shumë kolegë pjesëmarrës të ngjarjes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button