Sëmuret njëri nga të akuzuarit, shtyhet seanca për “27 Prillin”

Pas bisedës me mjekët nga Ndihma e parë mjekësore, gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se debati për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend do të shtyhet, sepse iakuzuari Munir Pepiq duhet të shkojë në internist. Seancë të re caktoi për më 21 shtator.

Para marrjes në pyetje të dëshmitarit të tretë Kurto Dudush, gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e RM-së u ndërpre sepse iu keqësua gjendja shëndetësore të akuzuarit Munir Pepiq. Gjykatësja Dobrilla Kacarska dha pauzë prej gjysmë ore, ndërsa intervenoi edhe Ndihma e parë mjekësore.

Në seancën e ardhshme gjyqësore për ngjarjet në Kuvend më 27 prill duhet të dëshmojnë Kurto Dudush, Dushica Mërgja, Agim Nuhiu, Sasho Tasevski, Vlladimir Trajkov.

Muhiq: Njëri tha se po vijnë shqiptarët, tjetri i tha jepu armatim njerëzve

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Ferid Muhiq thotë se ka fituar përshtypje sikur për tërë ndodhitë në natën e 27 prillit të ketë pasur ndonjë qendër komanduese. Dialogët ai i ka dëgjuar derisa ka qenë i fshehur në një galeri të sallave në Kuvend, ku ai ka shkuar pasi që ka ikur nga galeria e press-qendrës ku ka ndodhur sulmi, njofton Portalb.mk.

“Puna e parë ishte kur erdhi një person pyeti “çfarë u bë?”, iu përgjigj “Sela ka mbaruar”. “A të tjerët”, ka pyetur një person: “Do të shohim, tani për tani vetëm Sela”. Sipas asaj që bisedonin, më sugjeronte për ndonjë hierarki të vendosur mes tyre. Momenti i dytë ishte kur një person me kapelë në kokë dhe bluzë të zezë më pa dhe madje më tha miqësisht të ngelemi këtu dhe të mos dalim. Më pas dëgjova një zë tjetër: “Si duket po vijnë shqiptarët (me ton ofendues “shiptarite”) me armatim”. Ky tha, “kontrollo mos shpejto, nëse është e saktë jepu armë njerëzve”, ka sqaruar Muhiq duke dëshmuar për ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.

Në pyetjen e prokurores se si është ndjerë më 27 prill, ai ka thënë se ai në këto vite, i ka ardhur turp që të frikësohet, por siç tha ka qenë i tronditur. Muhiq tha se është shqetësuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së pasi që ka pritur që të dalin përpara protestuesve dhe të thonë se Kuvendi është shtëpia e tyre e përbashkët.

Kocevski: Trokitën në derë dhe na thanë “dilni komunistë”

Sashko Kocevski, referent i pavarur në sistemin për votim elektronik dhe monitorim. Kocevski tha se deri më 20 mars edhe vetë ka qenë në protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe se si pjesëmarrës ka marrë udhëzime nga kryetarët e Komiteteve Komunale të VMRO-DPMNE-së kundër të ashtuquajturës Platformës së Tiranës.

“Ne si parti punojmë si ushtri, arri udhëzime nga komitetet komunale dhe nga kryetarët e komitetet lokale për pjesëmarrje në protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët” si mbështetje kundër Platformës së Tiranës. Kush ka dashur ka ardhur përpara Kuvendit pa shantazhe dhe pa sanduiçe dhe para, ashtu siç ka pasur spekulime”, tha Kocevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes ai ka thënë se udhëzimet nga partia kanë qenë që të protestojnë me dinjitet, pa e prishur rendin dhe qetësinë dhe me çdo kusht pa provokime. Për fjalimet e protestave të Boris Damovskit dhe Igor Durllovskit dëshmitari ka thënë se nuk kanë qenë me gjuhë të urrejtjes por motivuese që të vazhdojnë protestat.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e ka paralajmëruar që të mos flet në kontekst politik, por ta tregojë gjendjen faktike si dëshmitar.

Për seancën e 27 prillit, ai ka thënë se deri më 17:30 ka pasur rrjedhë normale. Pasi që Trajko Veljanovski i ka dhënë fjalë deputetit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili e ka kënduar himnin e Shqipërisë është ngritur tensioni mes deputetëve, ndërkaq për fjalë janë paraqitur deputetët Kësto Mukoski, Ilia Dimovski dhe Tomisllav Tuntev. Mukoski ka marrë fjalë dhe ka filluar me këndimin e himnit të Maqedonisë, ndërkaq më pas Veljanovski nuk u ka dhënë fjalë Dimovskit dhe Tuntevit, pasi që tanimë ishte ora 18:00 dhe e ka ndaluar seancën pasi që nesër nuk ka pasur koordinim që të punojë më gjatë.

“Me atë, obligimi im është që t’i ndalojë mikrofonët. Ato janë 2-3 minuta që të ndalen kompjuterët. Atëherë rreth meje kishte disa deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe dikush bërtiti të mos lejojë votim nëse LSDM përpiqet që ta bëjnë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Nuk e di kush ka folur pasi që atëherë isha i ulur, por kur u ktheva mbrapa meje ishin deputetët Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Zhaklina Peshevska, Ilija Dimovski, zotëria nga Partia Socialiste Dimovski dhe mendoj se Johan Tarçullovski. Atëherë erdhi dikush nga sigurimi dhe më tha që ta fik sistemin për votim dhe ta lëshoj seancën. Nuk e di, ishte ndonjë polic”, tha Kocevski.

“Ngelëm të mbyllur. U përpoqëm që të kontaktojmë me sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Zharko Denkovski”, tha dëshmitari, duke sqaruar se Denkovski i ka kërkuar më vonë, por ashtu siç tha vetëm ka pyetur për pajisjen.

Derisa kanë qenë të mbyllur të shtunën, janë dëgjuar thirrje, trokitje dhe goditje: Filluan të bërtasin, “hapeni, hapeni derën! Dilni komunistë”, tha Kocevski. Dëshmitari tha se janë fshehur pasi që janë frikësuar që të mos i godit ndonjë plumb, ndërkaq kolegia i ka dhënë një diazepam.

Të shtunën kanë ngelur deri në orën 20:00, ndërkaq më pas i ka tërhequr Goran Gjoshevski Levi me tre pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Në seancën e kaluar dëshmuan deputetët, Hari Llokvenec dhe Katerina Kuzmanovska nga LSDM—ja. Lokvenec tha se turma e njerëzve që kanë hyrë në Kuvend kanë hyrë me qëllim dhe janë drejtuar drejt Zoran Zaevit, Talat Xhaferit dhe Ziadin Selës.

Të akuzuarit për rastin e 27 prillit akuzohen për kërcenim terroristik të rendit kushtetues. Ata para gjykatës janë shprehur se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button