Shqipëri, i ngacmojnë gruan, plagos me armë 4 persona

Katër persona janë plagosur në orët e para të mengjesit te sotem në fshatin “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës.

Dy prej të plagosurve Panajot Xharahu 19 vjec dhe Erjon Krisafi 24 nga fshati Krinë, ishin personat të cilët ranë “viktimë” e hakmarrjes për një ngacmim seksual në adresë të një gruaje të martuar.

Autor, sipas policisë është burri i 21 vjecares S.K. Oskeol Hitaj 25 vjec nga i njëjti fshat, që në shenjë hakmarrje për ngacmimin ndaj gruas plagosi dy të rinjtë. Jo vetëm kaq, por ka plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir që duke udhëtuar me një furgon u erdhën në ndihmë të rinjve të gjakosur, për t’i dërguar në spital.

Ngjarja

Të rinjtë në mesnatë i janë drejtuar shtëpisë së gruas së re, por kanë ndeshur në praninë e burrit, i cili i ka plagosur me një cifte e më pas ka vendosur të mos i lëshojë, për t’i detyruar të jepnin llogari.

Pasi janë mbajtur peng nga Oskeoli, ky i fundit u ka marrë dokumentet e mjetit me të cilin qarkullonin dhe kartat e identitetit me argumentin se kjo cështje do të sqarohej të nesërmen, pasi të shkonin në shtëpitë e tyre. Më pas, ata janë lënë të lirë të shkojnë e të gjakosur kanë kërkuar ndihmën e një shoferi të furgonit në fshat për t’i transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.

Autori në këtë moment ka rrëmbyer një tjetër armë dhe ka shtënë në drejtim të furgonit duke i plagosur për herë të dytë të rinjte, e bashkë me ta edhe babë e bir Sokol dhe Lato Hysaj. Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, që pas krimit është larguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button