Monografi për krijimtarinë e piktorit Adem Kastrati

Pas ekspozitës retrospektive të veprave  që u hap në muajin qershor, Galeria Kombëtare e Maqedonisë sot në hamamin e Daut Pashës, do ta promovojë botimin monografik kushtuar krijimtarisë së piktorit shqiptar, Adem Kastrati.

Autori i monografisë së Kastratit është prof. Mixhait Pollozhani ndërsa do ta promovojë kuratotorja, Sonja Abaxhieva, njofton MIA.

Adem Kastrati është një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë, i cili me veprat e tij ka lënë gjurmë për një kohë të kaluar, e cila nuk do të përsëritet më asnjëherë. Njëkohësisht e hapi rrugën për gjeneratat e reja të artistëve, të cilat nëpërmjet veprave të tij do të mund ta mësojnë dhe ta zbulojnë traditën e popujve të krahinave tona.

Ka lindur në fshatin kosovar të Karaçevës së Epërme, në afërsi të Vranjës. Emri i fshatit të tij të lindjes në gjuhën shqipe ka kuptimin “vrenjtësi”. Vrenjtësia, si një fenomen natyror (sipas disa nga përshkrimet e tij) do të ketë ndikim mbi zhvillimin e tij shpirtëror dhe sigurisht do të shprehet edhe në krijimtarinë artistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button