Llatas dhe vëllezërit e tij sot në seancë gjyqësore

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohet Dragan Pavlloviq – Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpive të uikendit në Zelenikovë.

Sipas PSP, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi-uikendi në komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtim pa leje. Latas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 314 metrash katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpi-ukendi me sipërfaqe prej 130 gjegjësisht 104 metra katrorë.

Në dëshmitë e mbledhura të PPS-së, mes të cilave edhe incizime satelitore, ekspertiza dhe dokumente të tjera, këto tre shtëpi-uikendi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa miratimi për ndërtimin nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka përfunduar ndërtimi.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button