Gazifikimi, OJQ-të dhe pushteti nuk gjejnë gjuhë të përbashkët

Organizatat qytetare kundrejt pikëpamjeve të qeverisë, nuk lëshojnë pe asnjëra palë. As debati i dytë mbi ndërtimin e gazsjellësit kryesor, i cili është planifikuar të kalojë përmes Vodnos, nuk dha rezultate. Pushteti lokal dhe qendror dhanë shembuj se në botë ndërtohet në vende të mbrojtura. Por, ata thonë se duhet besuar analizave shkencore profesionale, që janë më relevante, dhe në këtë rast ata kanë treguar se ndërtimi i gazsjellësit do të dëmtojë mjedisin.

“Danimarka ka 13% të bregdetit në Evropë. Pyje kanë 0.09%, nga sa ka pyje në Evropë, por në bregdet vijnë 40 milionë turistë ndërsa në pyjet 70 milion turistë. Pse? Sepse kanë ndërtuar objekte që ofrojnë shërbime”- tha Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor.

“Çdo trase e re do të ketë patjetër një ndikim më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në mjedisin jetësor në Shkup, sesa aktualja që kalon përmes Vodno”- tha Bajram Rexhepi, Drejtor i REM.

Shoqatat ekologjike nuk tërhiqen nga qëndrimet e veta. Ata thonë se nuk do të lejojnë që puna ndërtimore të vazhdojë në një zonë të mbrojtur. Ata u kërkuan autoriteteve që menjëherë të gjejnë një zgjidhje alternative.

Për më shumë se një muaj, puna ndërtimore në Vodno është ndalur .Gazsjellësi kryesor është duke pritur epilogun e negociatave. Gazsjellësi është planifikuar të kalojë përmes Vodnos dhe të arrijë në Gostivar dhe Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button