Interi kthehet në Champions dhe fiton me përmbysje. Barcelona, “vetëm” 4 gola PSV-së

Interi ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, kompeticion ku kishte vite që mungonte, transmeton Top Channel. 

Zikaltërit ishin duke humbur 0-1 në minutën e 86 të takimit, por Icardi dhe Vecino përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes.

Më parë, për anglezët kishte shënuar Eriksen, në minutën e 53-të të ndeshjes.

Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj PSV Eindhoven, me 3 gola të Messit dhe një të Dembele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button