“Monstra”, familjarët e të akuzuarve nuk e pranojnë si dëshmi “Opel Omegën”

Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, nuk e pranojnë si dëshmi veturën “Opel Omega”, e cila në aktakuzë thuhet se është përdorur për ikje të të dyshuarve pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, pasi që sipas tyre, vetura është fshehur për 6 vjet dhe tani nuk ka kushte për ekspertizë njofton Portalb.mk.

“Ka munguar çelësi, nuk dihet kush e ka hapur atëherë e kush e ka mbyllur tani, ato e kishin hudhur në njëfarë shkretëtire, për neve ajo nuk është asnjë lloj argumenti. 6 vjet po e fsheh, çfarë ishte problemi që atëherë nuk mundej e tani mundet. Nuk e pranojmë si dëshmi, ne dyshojmë se ka gjëra të ndërruar aty, e kanë përgatitur dhe ja ku është. Kjo është shumë abuzive, atëherë e dërguan lajmin në BBC, e tash me ua treguar fotografinë ta shohin se ku ruhen gjërat për një vrasje të pesëfishtë, me i pa fotografitë trishtim, pra shkretëtirë, aty kush ka dashur ka mundur të hyjë”, thotë Ajdari për Portalb.mk.

Ajdari thotë se në seancën e radhës do të pyesin se a është e mundur që të ekzistojnë ato që i kanë gjetur, pra nëse kanë gjetur ADN, prapë duhet të gjejnë, por sipas tij, në këto kushte nuk është e mundur që të bëhet ekspertizë e re.

Në seancën e radhës, gjegjësisht më 19 tetor, pritet që të prezantohen analizat e ekspertizave për “Opel Omegën”.

Paraprakisht, prokurorët, trupi gjykues, por edhe të akuzuarit dhe opinioni kanë marrë pjesë në ekspertizën publike që i është bërë veturës “Opel Omega” që sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë lëvizur me të njëjtën pas vrasjes. Tekniku i MPB-së,  pasi e hapi veturën, vërtetoi se është po ajo e njëjta që është gjetur dy ditë pasi ka ndodhur vrasja.

Vetura është lejuar që të shihet pasi që lënda është në rigjykim. Në gjykimin e parë, palëve nuk u është lejuar që ta shohin veturën, por i kanë parë vetëm fotografitë.

Në seancat paraprake, ka dëshmuar dëshmitari i koduar “E1” dhe 3 dëshmitarë tjerë. Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë dëshminë e dëshmitarit “E1” duke thënë se ai gënjen.

LEXO: “Monstra”, natën e vrasjes dëshmitari “E1” ka qenë në Liqenin e Smillkovës (VIDEO)
LEXO: “Monstra”: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit (FOTO)
LEXO: Monstra, familjari i të vrarëve: E kam fotografinë e një agjentit që i është gjetur telefoni në veturën “Opel”
LEXO: Monstra: vrasësi është vozitur me veturën Opel, avokati thekson: dëshmitë me mangësi
LEXO: “Opel”-i është vërejtur edhe më herët afër vendit të vrasjeve
LEXO: Monstra: Ekspertët kanë gabuar gjatë ekspertizës
LEXO: ‘Monstra’- Dëshmitari: Vetura e gjetur i takon policisë
LEXO: Detaje nga dëshmitë në “Monstra”: natën e kobshme, 3 peshkatarë u panë me një person me pushkë automatike
LEXO: Rasti “Monstra”, dëshmitari Bekir zbuloi atë që s’e thanë dëshmitarët Memedov dhe Nesim

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë. Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, ka njoftuar asokohe se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje, përcjellë Portalb.mk.

 

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

Nuk dihet nëse Prokuroria Speciale për rastin në fjalë disponon me materiale të përgjuara edhe pse në opinion shpesh është përfolur se ka përgjime të cilat dëshmojnë se personat që janë burgosur kanë qenë të pafajshëm. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryeministri aktual, duke dëshmuar se vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës nuk e kanë bërë personat që janë vendosur prapa grilave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button