Rusia ka porositur që vendimi i referendumit në Maqedoni të mos imponohet nga jashtë

Vendimi i referendumit të jetë i qytetarëve dhe jo të imponohet nga jashtë, porositi ambasadori i ri i Federatës Ruse, Sergej Bezdnikin në dorëzimin e letrave kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Me rëndësi të madhe është që ata të sillen rreptë në korniza të Kushtetutës, e jo ta shembin shtetin juridik. Të paraqesin pasqyrë të padyshimtë të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e jo të imponohen nga jashtë. Ta bashkojnë, e jo ta përçojnë shoqërinë. Të mbështeten në parimet fundamentale të së drejtës ndërkombëtare të projektuara në kartën e OKB-së, e jo në konjukturën politike”, theksoi ambasadori Bazdnikin.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në dorëzimin e letrave kredenciale nga ana e Bazdnikin, presidenti Ivanov theksoi se marrëdhëniet Maqedoni-Rusi, që kanë traditë të gjatë dhe të pasur, të miqësisë së sinqertë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, edhe më tej me sukses do të zhvillohen dhe intensifikohen në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

“Interes nacional i Republikës së Maqedonisë janë integrimet euroatlantike, por njëkohësisht i japim rëndësi të madh thellimit të përgjithshëm të raporteve me Federatën Ruse, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik. Nga këtu presim intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, sidomos në pjesën e energjetikës, ndërtimtarisë dhe turizmit, si dhe aktiviteteve investuese”, tha presidenti Ivanov.

Ambasadori rus Bazdnikin nënvizoi se lidhjet shumëshekullore historike dhe shpirtërore, të cilat i ndërlidhin ngushtë popujt e dy vendeve, janë bërë bazë e fuqishme për ndërtimin e bashkëpunimit Maqedoni-Rusi, sidomos në sferën e lidhjeve tregtaro-ekonomike dhe investuese, si dhe në fushën e kulturës, arsimit dhe sportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button