Mas – Dimitrov: Qytetarët kanë mundësi historike për t’u deklaruar në referendum (VIDEO)

Shpresoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe do të votojnë në referendum. Keni mundësi historike që të zgjidhjet çështja e emrit dhe të hapet perspektiva evropiane në Maqedoni. Vendimi është në duart e qytetarëve, theksuan në konferencë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Maqedonisë, Hajko Mas dhe Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

Sipas Mas, zgjidhja e kontestit të emrit është i rëndësishëm dhe hap në drejtim të Evropës.

“Maqedonia vitin e ardhshëm do të mund t’i fillojë bisedimet me BE-në. Unë jam i sigurt se te të gjithë personat përgjegjës në Shkup do të hapet ajo rrugë. Ne jemi për perspektivë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe për atë ajo nuk është vetëm interes i juaj por edhe interes i joni evropian. Njëkohësisht anëtarësimi në NATO nënkupton edhe tjera kritere – shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe krim të organizuar”, tha Mas.

Ai ka theksuar se me zgjidhjen e kontestit është treguar se pushteti a vizion për ardhmërinë e Maqedonisë ka inkurajuar autoritet që të vazhdojnë në këtë rrugë duke bërë hapa të guximshëm.

Dimitrov tha se me vizitën e Mas, me atë të kancelares Merkel në Ditën e Pavarësisë dhe vizitës së nesërme të ministres së mbrojtjes, nuk mund të ketë sinjal më të qartë për mbështetjen gjermane e cila është e bazuar për atë se Berlin ka parë vendosmëri te Maqedonia se dëshiron t’i zgjidh problemet, të ngritet në këmbë dhe të shkojë përpara.

“Jo vetëm për arsyet tona, jam i nderuar me këtë vizitë të Mas. Jetojmë në Evropë e cila është shumë e zënë me vetveten. Gjermania dhe ministri është shembull për Evropën e tanishme dhe ku duam që të shkojmë, kombinim i bukur i vlerave dhe parimeve evropiane”, tha Dimitrov.

Ai gjithashtu tha se , Masin e ka informuar për përpjekjet që qytetarëve t’ua sqarojnë të gjitha detajet për Marrëveshjen e Prespës dhe për dobitë e anëtarësimit të vendit në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button