Tusk: Ende është i mundshëm Brexiti pa marrëveshje

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Britania dhe Bashkimi Evropian kanë ende mundësi që të dështojnë në arritjen e marrëveshjes sa i përket Brexitit, vetëm gjashtë muaj para se Britania të largohet nga blloku evropian, transmeton AP, përcjellë REL.

Tusk ka thënë të martën se “fatkeqësisht, një skenar pa marrëveshje është ende i mundshëm. Mirëpo nëse ne të gjithë veprojmë me përgjegjësi, mund të anashakalojmë një katastrofë”.

Këto paralajmërime kanë ardhur në një ftesë që Tusk ka nisur drejt liderëve, për të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në mbrëmjen e së mërkurës në Salzburg të Austrisë.

Tusk, i cili do të udhëheqë takimin, dëshiron që 27 liderët, pa kryeministren britanike, Theresa May të nënshkruajnë një marrëveshje, e cila do të nënvizonte marrëdhëniet me Britaninë, pasi kjo e fundit të largohet nga BE-ja, në mars të muajit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button