Maqedonia do të përpunojë Strategji për Energjetikë me para nga Britania e Madhe

Me para nga Britania e Madhe, prej rreth 780.000 funte Maqedonia do të përpunojë Strategji për energjetikë për 30 vitet e ardhshme që duhet të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. Strategjinë do ta përpunojë Prajs Vaterhaus, ndërsa nënkontradiktor do të jetë ASHAM, transmeton Portalb.mk.

Memorandumin për mirëkuptim me të cilin ndahen fonde për garantin sot në Shkup e nënshkroi ministri i Britanisë për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan dhe zëvendëskryeministri për çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Strategjia e energjetikës del si detyrim në ligjin për energjetikë që Qeveria e miratoi në maj të këtij viti dhe do të parasheh se si Maqedonia do të zhvillohet në energjetikë në tridhjetë vitet e ardhshme. Shpresoj se do të jep kornizë të mirë për zhvillim të energjetikës”, deklaroi Angjushev pas nënshkrimit të memorandumit.

Ai theksoi se në strategji përveç aspekteve energjetike, do të merren parasysh edhe aspektet ekologjike, gjegjësisht se si do të ndikojë energjetika në mjedisin hapësinor.

“Strategjia do të vendoset në diskutim publik ku të gjithë të interesuarit do të mund t’i tregojnë qëndrimet e tyre, ndërsa në krijim, për herë të parë do të marrin pjesë edhe organizata joqeveritare. Shpresoj se deri në fund të procesit do të kemi strategji kualitative që do ta determinojë jetesën energjetike në vend në 30 vitet e ardhshme”, potencoi Angjushev dhe tha se pret që strategjia të jetë gati në shtator të vitit 2019.

Alan Dankan theksoi se çdo vendi i nevojitet siguri energjetike, e cila është e pranueshme për mjedisin jetësor.

“Kam kënaqësi që Mbretëria e Bashkuar i ka ndihmuar Maqedonisë në disenjimin e nevojave tuaja energjetike për të ardhmen. Shpresoj se do të ndihmoj në krijimin e strategjisë, e cila do të sigurojë energji të sigurt, të ndryshme dhe ekologjikisht moderne për shtetin”, tha Dankan.

Dankan theksoi se tregu i lirë bart siguri në furnizimin me energji dhe shtoi se konkurrenca në fund e jep vlerën e vërtetë.

“Konkurrenca në tregun e lirë gjithmonë do të thotë edhe çmim i mirë, por edhe më tepër furnizues. Pse nuk duet të shihet çmimi afatshkurtër pa liberalizimit të tregut, por duhet të shihet me afat të gjatë që mund të ofrojnë tregu i lirë dhe konkurrenca”, tha Dankan.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë është e hapur që t’i ndajë të gjitha informacionet që të hartohet strategji sa më e mirë në sektorin energjetik.

“Presim që të me strategjinë të marrim drejtim të vërtetë se si do të zhvillohet ky sektor shumë i rëndësishëm për vendin, duke pasur parasysh parimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por njëkohësisht edhe të sigurohet e ardhme më e sigurt për kapacitetet tona energjetike”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button