2.2 miliardë denarë do të kushtojë sistemi i ri i mbrojtjes sociale dhe fëmijërore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot kanë prezantuar reformat e sistemit për mbrojtje sociale dhe fëmijërore, të cilat do të nisin në janar të 2019-s. Reformat qytetarëve të Maqedonisë do t’i kushtojnë 2.2 miliardë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Familja katër anëtarësh me një fëmijë në shkollë të mesme dhe me një fëmijë në shkollë fillore, me reformat sociale do të fitojë 10.600 denarë në muaj. Kompensimi mujor për familje katër anëtarësh në të cilën të gjithë janë të moshuar, kurse një person është i paaftë për punë, do të marrë 11.700 denarë.  Me reformat tërësisht riparohet sistemi i mbrojtjes sociale dhe fëmijërore. Kujdesemi për çdo fëmijë, dhe i lëvizim më të rënduarit mbi nivelin e varfërisë. Prej 1 janarit të 2019-s, e rrisim kompensimin fëmijëror, dhe investojmë në personat e papunësuar, me qëllim që të ndihmojmë që të bëhen pjesë e tregut të punës. Me sistemin e ri, edhe amvisëritë me të ardhura të ulëta do të marrin kompensim fëmijëror dhe arsimor”, njoftoi Carovska.

Kryeministri Zaev ka njoftuar se reformat në sistemin e mbrojtjes sociale dhe fëmijërore janë në përputhshmëri me standardet evropiane.

“Zbatojmë standarde evropiane të mbrojtjes sociale. Evropa, thekson solidaritet dhe të drejtë sociale. Sa më shumë që afrohemi drejt BE-së, përkrahja për mbrojtjen sociale rritet”, tha Zaev.

Ministri Tevdovski njoftoi se për këtë sistem do të harxhohen 2.2 miliardë denarë.

“Për realizim të këtij sistemi të mbrojtjes sociale dhe fëmijërore gjatë vitit 2019, është e nevojshme të sigurohen 2.2 miliardë denarë”, tha Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button