Thaçi: Askush s’mund t’i njollosë ushtarët e UÇK-së, apo të marrë primatin e luftëtarit pa luftuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket listave të veteranëve të luftës, duke thënë se askujt nuk mund t’i mohohet angazhimi gjatë luftës, njëkohësisht askush nuk mund të thirret luftëtar pa luftuar.

“Askush nuk ka të drejtë t’i etiketojë, t’i njollosë ushtarët e UÇK-së, dhe askush nuk do të mund të marrë primatin e luftëtarit pa qenë luftëtarë”, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka deklaruar se duhet t’i ofrohet mbështetje sistemit të drejtësisë për, siç tha ai, konfirmim dhe rikonfirmimin e gjithçkaje sa i përket procesit të hetimit të listave të veteranëve të luftës.

Ai shtoi se këtu nuk kanë vend deklarimet politike përderisa tha se rasti i veteranëve nuk do të jete një proces i lehtë dhe se është mjaft kompleks.

Në listat e veteranëve të luftës aktualisht dyshohet të jenë mbi 19 mijë persona që kanë fituar këtë status në mënyrë jo ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button