Aksident në Shkup, humb jetën një grua, mbesa e saj trevjeçare në rrezik për jetë

Prokurori kujdestar mbrëmë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në bulevardin “Serbia” në Shkup, ku ka ndodhur aksident i rëndë komunikacioni në të cilin ka humbur jetën një grua, një vajzë 3 vjeçare është në rrezik për jetë dhe një burrë me lëndime trupore, njofton Portalb.mk.

“Fatkeqësia ka ndodhur kur tre këmbësorë – një burrë dhe një grua bashkë me mbesën e tyre trevjeçare kanë i ka goditur një veturë “Pezho Partner” me targa të Velesit. Për shkak të lëndimeve serioze, gruaja dhe mbesa me ndihmë urgjente janë transferuar në Qendrën Urgjente. Gjatë natës, gruaja ka ndërruar jetë, ndërkaq vajza ende gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thonë nga Prokuroria.

Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik ka dhënë urdhër për kontroll nëse vozitësi ka qenë nën ndikim të alkoolit ose drogave. Vetura është marrë nga vendi i ngjarjes dhe është dorëzuar për ekspertizë, ndërkaq ndërmerren të gjitha masat për konstatimin e fakteve.

Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button