OSBE mblidhet në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi mikpritës për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Monako bashkë me delegacionin shqiptar në këtë institucion, e cilëson mbajtjen në Tiranë të sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si një ngjarje historike për Kuvendin e Shqipërisë.

“Kjo Asamble është shumë e rëndësishme për ne shqiptarët, meqenëse këtu përfundimisht është vendosur, pas kërkesës sonë, pas këmbënguljes, përpjekjeve dhe përgatitjeve që kemi bërë, që sesioni i ardhshëm i Asamblesë së OSBE-së të zhvillohet në Shqipëri. Nuk ka ndodhur asnjëherë që Asambleja e OSBE-së  të mbahet në Tiranë. Ne kemi muaj që po punojmë për një gjë të tillë. Më në fund është vendosur dhe mu dha mundësia që në Standing Committee të ftoj zyrtarisht të gjithë anëtarët e OSBE-së”, tha Topalli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button