Kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak shqiptar jep dorëheqje

Dorëhiqet drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Mbrotjes, sipas së cilës, Zyla i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Arben Imami. 

Zyla e argumenton dorëheqjen e tij me ruajtjen e integritetit dhe moralit te familjes së tij, si dhe të institucionet që ai drejton, si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t. 

Dorëheqja vjen pas akuzave për përfshirjen e bashkëshortes së tij në afera korruptive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button