Lagjja “Tetovarja”, ndër më të qetat në qytet, por edhe më të fëlliqurat nga kanalizimi (FOTO+VIDEO)

Banorët e lagjes “Tetovarja” ankohen se rrugët e tyre janë të vërshuar nga uji që del nga kanalizimi fekal dhe atmosferik, ndërkaq autoritet e ndërmarrjes komunale të Tetovës, nuk e hapin telefonin për të treguar nëse kanë ndërmend të gjejnë ndonjë zgjidhje, shkruan Portalb.mk.

Lagjja “Tetovarja” llogaritet si një ndër lagjet më të qetat në Tetovë, por pas çdo shiu, këtu kundërmon erë e keqe nga uji i pisët që del nga kanalizimi fekal dhe atmosferik.

Banorët thonë se vazhdimisht kanë dërguar ankesa dhe kërkesa për ta rregulluar këtë problem, megjithatë, të njëjtat kanë hasur në vesh të shurdhër. Shpresa e tyre e vetme ngelen organizatat joqeveritare dhe mediat.

Ngadhnjim Mehmeti një banor i kësaj lagje thotë se  ata deri më tani edhe në formë të shkruar edhe  personalisht kanë qenë në organet kompetente, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për të rregulluar këtë çështje.

“Çdoherë kur bie shi me i madh, kanalizimi na rrjedh si lum nëpër rrugë, vjen erë e keqe. Kur ndalet shiu thahet dhe asnjëherë të vetme deri më sot nuk mbahet mend që rrugët të jenë larë. Fëmijët luajnë në këto rrugë dhe paramendo çfarë sëmundjesh mund të marrin. Disa herë, me vite rasti është paraqit ne organet komunale nga banorët me shkrim, gjithashtu kemi mbledhur nënshkrime, por asgjë nuk është ndërmarrë”, Mehmeti, për Portalb.mk.

Portalb.mk ka tentuar disa herë kontaktojë autoritet e  NPK-së, por nuk anë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Qyteti i Tetovës është duke u përballur me mungesë të kanalizimit dhe më probleme të njëjtës. Në  kohën kur kemi të reshura të shiut në shumicën  e lagjeve rrugët mbushen nga kanalizimi.

Komuna jep përgjigje për nofkën Tetova “Venediku i kanalizimit fekal”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button