Kancelari austriak paralajmëron për tensione brenda BE-së

Ekzistojnë “shumë tensione” brenda Bashkimit Evropian (BE), tha kancelari austriak, Sebastian Kurz të hënën, vetëm disa ditë para se të mbahen bisedimet e BE-së mbi imigracionin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka shumë tensione në Bashkimin Evropian, midis lindjes dhe perëndimit dhe veriut dhe jugut,” tha Kurz përpara një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kancelari austriak tha se udhëtimi i tij në Paris synon të “mbështesë të gjithë ata që duan të jenë ndërtues urash”.

“Të gjithë mund të pajtohemi se Bashkimi Evropian mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse punojmë së bashku dhe nëse veprojmë së bashku,” shtoi ai.

Austria aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të presë një samit joformal të BE-së në Salzburg.

Kurz gjithashtu tha se partnerët e Bashkimit Evropian (BE) duhet të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shmangur një “Brexit të vështirë” në të cilin Londra del nga blloku pa një marrëveshje.

“Mendoj se jemi dakord se ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të shmangur një Brexit të vështirë”, tha Kurz.

Macron, shtoi se është “esenciale që të arrijmë një marrëveshje mbi Brexit, se rregullat e kohezionit dhe mbrojtjes së Evropës, të tregut të saj të vetëm, mbahen plotësisht, derisa Mbretëria e Bashkuar respekton votën e popullit të saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button