FIFA vendos futjen e teknologjisë në futboll

Mbledhja e mbajtur para pak minutash në selinë e FIFA-s ka nxjerrë një vendim domethënës në futboll. 

FIFA ka aprovuar futjen e teknologjisë në futboll. Me shumicë votash është votuar që futja e teknologjisë në futboll të fillojë në Kupën e Botës për Klube, Kupën e Konfederatave në vitin 2013, si dhe më e rëndësishmja, në Kampionatin Botëror në vitin 2014, raporton Indeksonline.

Ka qenë një gol i anuluar në EURO 2012 i Ukrainës në ndeshjen ndaj Anglisë arsyeja kryesore që ka shtyrë zyrtarët e FIFA-s drejt marrjes së këtij vendimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button