Italia e gatshme të ndihmojë modernizimin e Armatës së Maqedonisë

Armata e Republikës së Maqedonisë mund të llogarisë në ndihmën italiane gjatë transformimit të saj në NATO, deklaroi në Shkup, ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, pas takimit me homologen e saj nga Maqedonia, Radmilla Shekerinska, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministra italiane e Mbrojtjes, tha se aktualisht ndodhet në një turne Ballkanik të cilin e ka filluar nga Shkupi, pikërisht nga shkaku i momentit shumë të rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi, gjegjësisht të ardhmes së tij që bazohet në marrëveshjen e Prespës me Greqinë, që do t’i mundësojë anëtarësimet euroatlantike.

Italia tha më tej Trenta, është e bindur se e ardhmja e përbashkët e të dyja vendeve është në bashkësinë euroatlantike, ku dominojnë parimet e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe solidarizimit të ndërsjellë.

“Gjatë bisedës me homologen Radmilla, edhe një herë ripërsërita përkushtimin e qeverisë italiane për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, që është një rrugë të cilin vendi e ka trasuar më herët, ndërsa në lidhje me bashkëpunimin ushtarak them se Forcat e Armatosura të Maqedonisë gjithmonë mund të llogarisin në ndihmën italiane gjatë transformimit dhe modernizimit në kuadër të Strategik Defence Review”, tha ajo.

Ministrja Shekerinska, falënderoi ministren Trenta për siç tha, përkrahjen e përhershme dhe të sinqertë të Italisë për Maqedoninë, sidomos në momente të tilla siç është ky, ku caktohet fati i rajonit.

Shekerinska tha se në samitin e fundit të NATO-s, vendi ka ndjerë nga afër se çfarë do të thotë përkrahja e shteteve më të forta.

“Tani i jemi afruar Aleancës si asnjëherë më parë. Tani arritëm sukses në përpjekjet të cilat në vitin 2008 nuk ishin frytdhënëse, dhe tani vendimi është i qytetarëve të Maqedonisë të cilët do të konfirmojnë përkushtimin e tyre të palëkundur për partneritet me këtë aleancë”, tha Shekerinska. Ajo duke folur për bashkëpunimin me Italinë, tha se ky bashkëpunim gjithmonë avancohet, për çka Maqedonia do të rrisë numrin e ushtarëve në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIELD me dy oficerë, pikërisht në kontingjentin italian, “me çka Italia dëshmon se beson në aftësitë tona ushtarake”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button