UEFA, Masa disiplinore kundër Shkëndijës

Sjellja e tifozëve tetovarë në ndeshjen e parë të Liga Evropës ndërmjet Shkëndijës dhe Portadaunit, skuadrët ‘kuqezi’ i ka kushtuar me hedhje në komisionin disiplinorë të UEFA-së.

Të ejnten në adresë të Shkëndijës ka arritur njoftimi se delegati i takimit të zhvilluar të martën ka regjistruar shumë lëshime në organizimin e ndeshjes në fjalë dhe për këtë arsye kundër skuadrës tetovare do të meren masa disiplinore. Në mesin e shumë lëshimeve, përmenden prania e tifozëve me shishe birre, hyrja në stadium përmes zvaritjes nëpër muret e stadiumit, tërbimi i tifozëve në hyrje të tribunës dhe hedhja e mjeteve shpërthyese në teren dhe tribuna.

UEFA sqaron se kjo është hera e dytë që tifozët e Shkëndijës shkaktojnë probleme në një ndeshje ndërkombëtare, pasi e njëjta ndodhi vitin e kaluar në takimin Shkëndija-Parizan. Vitin e kaluar Shkëndija u dënua me 20 mijë euro, ndërsa pasi situata parësëritet tani ndëshkimi mund të jetë më i rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button