Aktorja shqiptare martohet në fshehtësi, fotot e papublikuara po bëjnë xhiron e botës

Ndërsa ka preferuar gjithnjë që jetën private ta mbajë larg kamerave dhe interesit mediatik, këtë herë ka qenë vetë ajo që e ka thyer akullin! Ka vendosur të ndajë me të gjithë një nga momentet më sublime në jetën e njeriut, siç edhe kurorëzimi i dashurisë në altar me njeriun e zemrës, transmeton Class.

Ajo është një nga aktoret e njohura shqiptare në Hollywood, krenare gjithnjë për origjinën e saj të cilën jo vetëm nuk e ka fshehur kurrë, por përkundrazi e ka bërtitur fort në çdo intervistë apo dalje publike. Por, këtë herë Eliza Dushku ka hedhur një tjetër hap të madh në jetën e saj, në aspektin privat, e jo në atë profesional.Vetëm një muaj më parë, pikërisht në datë 18 gusht, ajo është martuar në një ceremoni private me biznesmenin 54 vjeçar Peter Palandjian.

Momentet më të bukura nga dasma e tyre, aktorja i ka ndarë me të gjithë në profilin e saj zyrtar në instagram, përmes disa fotove që dëshmojnë çastet më të spikatura nga ceremonia e çiftit të famshëm, ku morën pjesë familjarë, miq të ngushtë të tyre dhe shumë personalitete nga arti, kultura, biznesi, etj.

Ne i urojmë aktores së dashur jetë të lumtur!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button